Mirëqenie

January 11, 2019 | 14:07

Ushqimi i pasur me fibra, mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjet

Është super ushqimi që mund të zgjasë jetën, por që jo të gjithë e konsumojnë sa duhet. Ai redukton në mënyrë të natyrshme shanset e një ataku kardiak dhe hemorragjive cerebrale si dhe ato të sëmundjeve të gjata si diabeti i tipit 2. Përveç kësaj ndihmon që tensioni i gjakut dhe kolesteroli të mbahen në nivele të ulëta.

Është fjala për fibrat: një studim i fundit mbi sasinë e atyre që na nevojitet realisht, zbuloi gjithashtu se sjellin përfitime të jashtëzakonshme për organizmin.

Provat janë shkatërruese, thotë një prej shkencëtarëve, autorë i studimit, profesor John Cummings, dhe vërtet që mund të ndryshojë jetën. Deri më sot ato njihen më shumë për ndihmën kundër konstipacionin, por të mirat e tyre janë shumë më të mëdha se kaq.

Atëherë, sa fibra na duhen?

Kërkuesit e Universitetit të Otago, në Zelandën e Re dhe atij Dundee thonë se njerëzit duhet të marrin minimumi 25gr fibra në ditë. Por për një shëndet sa më të mirë, do të ishte e preferueshme të konsumoheshin më shumë se 30 gramë.

Fibrat gjenden në fruta e perime, disa grupe cerealesh, bukë dhe makarona që përdorin drithëra të plota si; fasulet, thjerrëzat, qiqrat si dhe arrat e farat.

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top