Konsumimi i ushqimit të shpejtë shpesh shoqërohet me një rrezik 58% më të lartë për të zhvilluar astmë. Për të marrë frymë mirë, duhet të hamë mirë. Kjo është nënvizuar nga një studim i fundit i publikuar në “Respirology”, sipas të cilit konsumimi i ushqimeve të shpejta do të ishte shumë negativ për sistemin e frymëmarrjes.
Të dhënat vijnë nga një analizë e 16 studimeve mbi këtë temë. Edhe sëmundjet alergjike kanë më shumë gjasa nëse nuk ushqehemi shëndetshëm. “Ushqimet e shpejta janë të varfra në vlera ushqyese, por shumë të pasura në kalori, yndyra të ngopura, të cilat bëjnë keq për shëndetin e zemrës dhe enët e gjakut.
“Sa më shpesh ju hani në ‘fast food’, aq më i lartë është rreziku për të pasur probleme me frymëmarrjen. Në të kundërtën, nëse hamë ushqime të shëndetshme, probabiliteti i astmës zvogëlohet”, thonë ekspertët. Ata rekomandojnë një dietë me shumë perime, fruta dhe bishtajore, të cilat janë të pasura me antioksidantë.
Burimi / Panorama Online
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.