Nëse 90% e mamave amerikane do ta ushqenin fëmijën me gji për 12 muaj, do të kishte 53 mijë raste më pak në vit me tension të lartë, pothuajse 14 mijë atake kardiake më pak dhe 5 mijë tumore gjiri më pak.
Ky është përfundimi i një studimi nga “Harvard Medical School” dhe nga “Pittsburgh University”, i botuar në revistën “Obstetrics and Gynecology”, mbi lidhjen që ka ushqyerja me gji dhe mbrojtja nga disa sëmundje. Patologjitë e analizuara janë: kanceri i gjirit, kanceri i mitrës para menopauzës, tensioni i lartë, diabeti i tipit 2 dhe infarkti. Ushqyerja me gji mbron nënën nga këto pesë sëmundje. I sapolinduri duhet ushqyer me gji për një vit, gjë që bie në kundërshtim me sugjerimet që japin mjekët, të cilët parashikojnë se fëmija duhet ushqyer me gji jo më shumë se gjashtë muaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.