E mbani mend zborin, një nga praktikat më të fuqishme të vendeve komuniste, e cila për gati 50 vjet funksionoi edhe në vendin tonë. Kjo metodë e suksesshme për mbrojtjen e vendit nga sulmet e papritura armike, bëri që jo vetëm meshkujt, por edhe femrat të bëheshin njësh me burrat në mësimin e teknikave të forta ushtarake.
Në kushte të tjera, në kohët që flasim, duket se kjo metodologji po vjen dhe si nevojë e riaftësimit të praktikave, sidomos për femrat, duke i ndihmuar ato se si të mbrojnë veten nga të këqijat e kohës.
Ka qenë Ministria e Mbrojtes Polake ajo e cila ka nisur në shkallë vendi një fushatë falas për mësimin e vetëmbrojtjes të femrave kur janë të paarmatosura. Siç bën me dije rrjeti mediatik botëror, BBC, do të jenë instruktorë të ushtrisë polake, të cilët do të nisin praktikat në një periudhë kohore nga 19 nëntori deri më 3 qershor të vitit 2017 në 30 objekte ushtarake. Teknikat do të përfshijnë qëndrimet mbrojtëse, si të thyesh dhe të kundërshtosh me shkelma, shtrëngime dhe sulmet me armë.
Disa polakë e shohin këtë iniciativë si një mënyrë të ushtrisë për të promovuar imazhin e saj. Por ministria thotë se, kjo është hera e parë që ushtria ka ofruar një program të tillë mbarëkombëtar. Ajo është e hapur për të gjitha gratë polake të moshës 18 vjeç e lart, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Një ish-komandant i forcave speciale, Roman Polko, tha për agjencinë e lajmeve “Dziennik Polski” se, nuk është puna e ushtrisë t’u mësojë qytetarëve të luftojnë të paarmatosur. Ai tha se, kjo mund të jetë një mënyrë për rekrutë potencialë për forcat e armatosura. Por të mësuarit Aikido apo lëvizjeve Jujitsu “nuk do të fitojë një luftë”, u shpreh ai.
Një tjetër kritik, gazetari i “Krakow” Marcin Ogdowski, tha se mësimi ka “një dimension propagandistik”. Ai tha se klasa femërore të vetëmbrojtjes duhet të drejtohen nga policia, e jo nga ushtria.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.