Me kalimin e moshës truri ynë zvogëlohet. Nervat vdesin duke humbur lidhjet midis tyre dhe duke ndikuar në funksionet tona të të menduarit. Për këtë arsye, vitet e fundit është bërë një propagandë për të moshuarit, të cilët duhet të përfitojnë nga të mirat e të qenit si fizikisht, por edhe mendërisht aktivë në moshën e tretë. Rekomandohet ushtrimi i lehtë fizik si ecja, gjimnastika e lehtë e gjymtyrëve dhe angazhimi mendor, duke mbajtur lidhje të forta me familjarët dhe miqtë që aftësitë mendore të jenë ende aktive për një tru më të mprehtë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.