Teste

January 10, 2020 | 12:00

Ushtrimet me numra rinojnë trurin / Zbulo moshën me këtë numër shpejtësie me vitet kalendarikë

Pak çaste për t’u argëtuar nuk bën aspak keq në kohën e lirë. Shumë e gjejnë veten tek lojërat e programuara elektronikisht në aparatet inteligjentë apo kompjutera. Të tjerë argëtohen përmes hapësirave zbavitëse të gazetave apo libërthave dedikuar të pasionuarve pas fjalëkryqeve, sudoku, kakuro, kriptoskemave e me radhë.

3

Por çfarë është më e veçanta që duhet të dini, është se loja me numrat, është një nga mënyrat më efektive për ta mbajtur trurin aktiv dhe për të na bërë më bashkëpunues me atë që ndodh rreth nesh. Në librin fuqia magjike e numrave, ChaSeo Rules Institute konfirmon se, kodet numerike ndihmojnë lidhjen me sistemin nervor, duke stimuluar fusha të ndryshme të trurit dhe qarqet ndijore e njohëse që lidhen me organet e ndryshme, duke lejuar kështu modifikimin dhe rigjallërimin e lidhjeve nervore.

 

Ajo që ju propozojmë tani dhe do t’ju tërheqë, (siç na testoi dhe ne), është një veprim shifror me vitet kalendarikë. Duke qenë se llogaritja vë në lëvizje trurin, provoni me anë të këtij testi të thjeshtë të zbuloni moshën tuaj në këtë vit. Ajo që duhet të bëni, është:

Numrit të këmbës shtojini dy zero mbrapa,

Zbrisni vitin e plotë të lindjes,

Shtojini vitin aktual.

Dy shifrat e fundit të totalit do të tregojnë moshën tuaj në 2020.

P.Sh:

 

Numri i këmbës               3700

Viti i lindjes                    – 1979

                             ______________

                                              1721

Viti aktual                      + 2020

                             ______________

                                             3741

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top