Mirëqenie

April 11, 2018 | 15:19

Ushtrimet që lehtësojnë tensionin e shpatullave

Ndaluni për një minutë dhe pyesni se si ndjeheni shpatullat tuaja. Të tensionuara? Të mpira? Me dhimbje? Nuk je vetëm! Është gjëja e vetme që nuk vërehet derisa mendohet për të.

Pse ndodh kjo? Merrni në konsideratë gjithë kohën që kaloni çdo ditë me shpatullat tuaja të përkulura gjatë përdorimit të telefonit tuaj, duke shkruar në kompjuter ose duke ngarë makinën. Ato periudha të gjata ose të shpeshta të shtrëngimit dhe rrumbullakosjes së shpatullave tuaja mund të ndryshojnë pozicionin e tyre natyror dhe të shkaktojnë dhimbje.

Lajm i mirë është se ju mund ta ndryshoni këtë prirje. Ka disa ushtrime të thjeshta që mund t’i bëni çdo ditë për të zgjidhur problemin e  shpatullave tuaja. Gjëja më e mirë e këtyre ushtrimeve është se janë kaq të lehtë saqë  ju mund t’i bëni ato në shtëpi ose në punë, të ulur ose në këmbë dhe atoa nuk kanë nevojë për ndonjë pajisje të veçantë.

Ne preferojmë t’i quajmë ushtrimi i “engjëjve të mureve”, që ndihmon në rivendosjen e pozicionit tuaj të supeve dhe gamën e lëvizjes:

  1. Filloni duke qëndruar me kurrizin tuaj kundrejt murit dhe krahët tuaja anash. Gjithashtu nëse preferoni ju mund të uleni në dysheme.
  2. Ngrini krahët lart mbi kokën tuaj, në mënyrë që kurrizet e duarve të prekin murin. Përkulni bërrylat në një kënd 90 gradë deri sa duart tuaja të rrinë drejt.
  3. Rrëshqisni krahët lart dhe mbi kokën tuaj, pastaj ulini poshtë. Ju mund t’i ngrini ato aq lartë ose aq poshtë sa ta shihni të rehatshme, gjëja më e rëndësishme është t’i mbani ato në mur.
  4. Përsëriteni 10 herë.

Provojeni këtë dhe do të shini që më pas do të ndiheni të relaksuar. Në fillim, nuk ndjeni se po bën ndonjë punë . Megjithatë, pasi ta përsërisni disa herë, ndjeni një lirim të supeve dhe plot energji për t’iu rikthyer punës.

Gjithashtu ka edhe ushtrime të tjera që mund të provoni, si shtrydhja e shpatullave. Për këtë, ajo që duhet të bëni është të uleni drejt dhe të shtrydhni shpatullat tuaja duke tërhequr shpatullat mbrapsht dhe poshtë. Mbajini ato në vend për 10 sekonda. Përsëriteni këtë 10 herë 3-4 herë në ditë dhe ju ndihmon në korrigjimin e sjelljes suaj dhe në lehtësimin e shpatullave.

Nëse kërkoni që të parandaloni problemet e shpatullave në radhë të parë, duhet të merrni disa zakone të mira. Për shembull, uluni korrekt në në vendin tuaj të punës në vend që të përkuleni përpara. Gjithashtu, mos kaloni këmbën mbi këmbë, pasi kjo mund të shkaktojë tensione në shpatullat tuaja. Nëse punoni në një kompjuter, sigurohuni që të mbani monitorin në nivelin e syve dhe tastierën në një pozitë të rehatshme për krahët dhe kyçet e dorës. E njëjta gjë vlen edhe për telefonin tuaj: për të shmangur “dhimbjen e qafës “, ngrijeni atë deri në nivelin e syve.

Qëndrimi i përkulur gjatë kryerjes së një detyre për një periudhë të gjatë është me të vërtetë i vështirë për shpatullat tuaja. Nëse herë pas here ngriheni dhe bëni një pushim, do t’u jepni muskujve një shans për t’u çliruar.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://tiphero.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top