Mirëqenie

January 7, 2017 | 8:45

Uthull molle për të kuruar artritin

Sa herë që ju keni dhimbje të nyjeve, e keni te vështirë për të kryer çdo lloj pune. Ka disa njerëz që kanë dhimbje të mëdha pas një dite të gjatë dhe të lodhshme në punë. Kjo lloj dhimbjeje mund të kalojë pas një ditë pushimi.

Megjithatë, të tjerë përjetojnë dhimbje kronike ose artrit. Artriti është një inflamacion i nyjeve. Ka shumë forma të ndryshme të artritit dhe kjo mund të ndikojë në çdo zonë të trupit nga qafa deri te këmbët.

Nëse vuani nga dhimbje kronike, ju mund të gjeni medikamente, të cilat jua lehtësojnë dhimbjet. Një nga mënyrat më të mira për lehtësimin e dhimbjeve kronike dhe shenjave artritit është ndryshimi i stilit të jetesës dhe shprehitë dietike.

Për lehtësimin e dhimbjeve duhet të përdorni uthull molle. Ju duhet të zhysni brenda në të pjesën e nyjes ku keni dhimbje. Përziejini uthullën e mollës me gjashtë gota ujë të ngrohtë. Zhytini duart apo këmbët në këtë përzierje. Nëse vuani nga dhimbja e qafës, ju mund të vendosni një cope të lagur me këtë përzierje.

2

Një tjetër mundësi për trajtimin aktual të dhimbjeve të nyjeve është përzierja e uthullës së mollës me vaj ulliri ose vaj kokosi. Përdorni 2 lugë gjelle uthull molle dhe 1 lugë vaj ulliri ose vaj kokosi. Aplikojeni këtë përzierje te nyjet, që janë të prekura nga dhimbjet.

Marrë nga libri “Jeto shëndetshëm”, Anila Kalleshi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top