Mirëqenie

October 30, 2019 | 8:20

Vaj ulliri dhe Aloe vera, kura ideale për një lëkurë të shëndetshme

Aloe vera dhe vaji i ullirit janë dy përbërës mjaft të shëndetshëm për lëkurën. Aloe Vera ushqen dhe pastron lëkurën ndërsa vaji i ullirit është  i pasur me vitaminat E, A, dhe K që janë shumë të dobishme për organizmin. Duke bashkuar vajin e ullirit me xhelin e aloe verës ju mund të prodhoni një solucion ushqyes për lëkurën.

Përgatitja:

Për këtë ju nevojitet një gjethe e madhe aloe vera dhe dy lugë gjelle me vaj ulliri. Përzieni në mikser xhelin e brendshëm të gjethes me vajin e ullirit dhe kremin përdoreni çdo mëngjes dhe në mbrëmje. Ky krem natyral do t’i japë lëkurës shkëlqim dhe elasticitet.

Vlerat e tjera të Aloe Verës

Aloe Vera ka vlera të fuqishme në betejën kundër baktereve, virozave dhe mykut. Këto veti e bëjnë këtë bimë të dobishme në pastrimin e organizmit nga toksinat dhe në fuqizimin e sistemit imunitar. Kjo bimë e mrekullueshme, përmban 20 nga 22 aminoacidet esencialë për të cilat ka nevojë organizmi i njeriut, por edhe acid salicilik që lufton inflamacionin dhe bakteret.

Aloe vera forcon sistemin tretës dhe ofron një alternativë të shëndetshme për ata që vuajnë nga artriti. Mënyra më e rekomandueshme është që të pini lëngun e bimës, të cilën mund ta rrisni vetë në shtëpinë tuaj. Xhelin e përgatitur mund ta përdorni dhe në ushqim e në lëngjet tuaja të frutave. Rezultatet janë mahnitëse.

 

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top