Mirëqenie

September 18, 2019 | 10:19

Vaji i bajames zgjidhja më e mirë për eliminim e strijave

Strijat janë padyshim një ndër problemet e lëkurës më të bezdisshme dhe më të vështira për t’u eliminuar. Ato formohen gjithmonë kur bini shumë shpejt nga pesha dhe lëkura humbet elasticitetin.

Megjithëse është e vështirë të eliminohen, strijat mund të parandalohen dhe të bëhen më pak të dukshme duke përdorur produkte natyrore. Vaji i bajames është një produkt natyral shumë i dobishëm kundër strijave. Përmban acide yndyrore, proteina, karbohidrate, fibra dhe minerale. Për më tepër, vitaminat B dhe vitamina E, e bëjnë vajin e bajames edhe më efektiv për luftimin e strijave në lëkurë.

Acidi linoleik i vajit të bajames ushqen lëkurën dhe e hidraton thellësisht atë, ndërsa acidi oleik lehtëson ardhjen e acideve yndyrore në indet e lëkurës, duke depërtuar në thellësi dhe duke favorizuar rigjenerimin e vetë lëkurës. Flavonoidet e vajit të bajames janë antioksidantë që luftojnë inflamacionin dhe parandalojnë plakjen e lëkurës duke vepruar drejtpërdrejt në qeliza.

Për të shijuar përfitimet e vajit të bajameve kundër strijave thjesht përdoreni atë për të kryer masazhe direkt në lëkurë, për të përmirësuar qarkullimin dhe për të favorizuar thithjen e vajit në thellësi.

KUJDES: përpara se të aplikoni vaj bajame në lëkurë, kontrollohuni për çdo alergji të mundshme.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top