Vaji i kokosit është një produkt që është shumë i pasur me përfitime shëndetësore dhe tashmë është i përhapur në gjithë botën. Mëgjithatë pak njerëz e dinë, se ky vaj është gjithashtu i shkëlqyer për djegien e yndyrës dhe humbjen e peshës.
I përbërë nga acide yndyrore që përpunohen lehtësisht nga trupi, vaji i kokosit ndihmon për t’u mbushur me energji dhe për të përshpejtuar metabolizmin. Acidet yndyrore me zinxhirë të gjatë (yndyrnat polyunsaturated) e bëjnë vajin e kokosit një alternativë të shëndetshme ndaj yndyrave klasike të përdorura për gatim.
Përshpejtimi i metabolizmit, vaji i kokosit na ndihmon të aktivizojmë djegien e yndyrës, duke lejuar absorbimin e shpejtë të karbohidrateve dhe duke na bërë të ndihemi të ngopur për një periudhë më të gjatë kohore.
Vaji i kokosit gjithashtu ndihmon në parandalimin e rritjes së insulinës në gjak, prandaj rekomandohet për njerëzit me diabet.
Burimi / www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.