Vaji i arrës së kokosit është një ushqim shumë i pasur me veti terapeutike dhe të dobishme, me origjinë nga zonat e ngrohta të planetit, sot është i përhapur dhe i vlerësuar në të gjithë botën.
Përftohet duke shtypur tulin e arrës së kokosit, është i pasur me yndyrna të ngopura dhe është një alternativ e shkëlqyeshme për vajrat që përdorim për gatim. Vaji i arrës së kokosit mund të përdoret gjithashtu me sukses në kozmetikë dhe lëndët ushqyese të tij na ndihmojnë të parandalojmë dhe trajtojmë shumë gjendje shëndetësore.
Lëkura. Vitamina E që gjendet tek vaji i kokosit hidraton lëkurën dhe ndihmon në trajtimin e dermatitit. Për të shijuar përfitimet e tij mund ta përdorni atë si një zëvendësues të hidratuesit. Është veçanërisht i dobishëm për lëkurën e thatë.
Pesha. Vaji i arrës së kokosit është shumë i dobishëm në dietat dobësuese. Ndihmon në uljen e stresit në pankreas dhe djeg më shumë kalori. Zëvendësoni vajin që përdorni zakonisht për gatim me vaj kokosi.
Truri. Ky vaj është i shkëlqyeshëm për ata që vuajnë nga Alzheimeri ose nga sëmundje të tjera konjitive. Falë ushqyesve të tij, përmirëson funksionimin e trurit duke krijuar burime alternative të energjisë për trurin. Acidet yndyrore dhe antioksidantët ndihmojnë për parandalimin e sëmundjeve të moshës si Alzheimer dhe demencë.
Flokët. Duke qenë i pasur me proteina, vaji i arrës së kokosit ndihmon në riparimin e flokëve të këputur dhe u jep atyre vëllim dhe shkëlqim. Mund ta përdorni si maskë për flokët.
Imuniteti. Konsumi i vazhdueshëm i vajit të arrës së kokosit forcon sistemin imunitar, lehtëson ulcerat në stomak dhe rrit mbrojtjen.
Burimi / https://www.rimedio-naturale.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.