Kjo shtesë ushqimore e bërë nga zooplankton është një përqendrim i vërtetë i përfitimeve shëndetësore kardiovaskulare. Vaji i Krillit është një burim shumë i pasur i acideve yndyrore omega 3. Ai rrjedh nga jovertebrorët detarë të njohur si Euphausia superba dhe karakterizohet nga disa veti të dobishme.
Midis këtyre, siç përmendet edhe nga ekspertët e Humanitas, ne gjejmë aftësinë për të zvogëluar nivelin e kolesterolit të keq LDL, si dhe atë të mbajtjes nën kontroll të gjendjeve inflamatore dhe favorizimin e grumbullimit të trombociteve.
Përfitimet e vajit të Krillit padyshim që janë hulumtuar plotësisht nga shkenca. Një ndër studimet që mund të përmendet është ai i vitit 2016, detajet e të cilit janë botuar në faqet e revistës Nutrion Reasearch. Studimi në fjalë, monitoroi efektet e administrimit të vajit Krillit në një mostër të 300 individëve të të dy gjinive dhe me nivele të larta ose në kufij të triglicerideve.
Në ndjekjen 12-javore, u vërejt një ulje në nivelet e triglicerideve. Studiuesit që kanë kryer hulumtimin nuk kanë vërejtur ndonjë ndryshim në nivelin e kolesterolit të keq LDL.
Përveç omega 3 acidet yndyrore të përfshira në vajin e krillit janë gjithashtu omega 6 dhe omega 9 – të cilët janë aleatë të shkëlqyeshëm të rregullsisë së presionit të gjakut, si dhe promovojnë shëndetin e kockave, kjo lidhet me aftësinë e tij për të stimuluar formimin e osteoblasteve, qelizat që kanë për detyrë të sintetizojnë përbërësit e indit kockor. Në pjesën më të madhe të rasteve vaji i Krillit gjendet në formën e kapsulave.
Për të mos harruar është edhe fakti që, falë pranisë së acideve yndyrore me zinxhir të gjatë, marrja e vajit të krillit mund të jetë e dobishme në përmirësimin afatgjatë të funksioneve të trurit. Një studim i vitit 2019 i kryer nga një ekip në Universitetin Qendror në Michigan (SHBA) është interesant në këtë drejtim. Studiuesit kanë vërejtur se marrja e vajit të krillit kontribuon në optimizimin e kujtesës dhe mësimit.
Produkti padyshim ka kundërindikacione. Për këtë arsye, këshillohet që të kontaktoni mjekun tuaj përpara se të filloni të merrni suplemente.
Burimi / https://dilei.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.