Mirëqenie

May 24, 2019 | 8:16

Vaji i livandos trajton ankthin më mirë se medikamentet

Pacientëve me ankth duhet t’u jepet një linjë e parë e trajtimit me vaj livandoje në vend të të gjithë medikamenteve të tjera, thotë një psikiatër gjerman. Profesori Peter Hans-Volz mendon se mjekët janë shumë të nxituar dhe japin ilaçe si benzodiazepina apo medikamente të tjera për pacientët me ankth.

Në vend të kësaj, pacientët me një formë të butë çrregullimi të ankthit mund të trajtohen me mjete rrethanore natyrore, në mënyrë që të luftohen simptomat e tyre. Megjithatë ekspertët e tjerë të shëndetit mendor në Angli kanë hedhur poshtë sugjerimin e profesorit Hans-Volz, duke thënë se është ‘e pabazuar’ dhe provat janë shumë të vogla.

Profesori Hans-Volz pretendon se kapsulat e vajit të livandos kanë treguar se janë aq të forta sa medikamentet e zakonshme kundër ankthit. Për më tepër ai tha se livando ka më pak efekte anësore.

Mjekët mund të jenë të nxituar për mjekimin e njerëzve që përjetojnë një shqetësim emocional, pa eksploruar mjekime alternative”, tha ai.

‘Shumë ilaçe mund të çojnë në parashkrim të panevojshëm të medikamenteve dhe në disa raste mund të shkaktohet varësi nga to. Sipas mendimit tim, është mirë që të fillohet me ndërhyrje shumë më pak të rënda dhe kjo do të ishte me vaj livandoje. Në jetën time profesionale unë kurrë nuk kam parë një agjent farmakologjik me rezultate kaq të mira në gjykimet e rastësishme,” është shprehur ai.

Megjithatë, ekspertët britanikë kundërshtuan sugjerimin e profesorit Hans-Volz. Ata e cilësuan si një deklaratë të pabazuar në fakte dhe se nuk ka dëshmi bindëse që tregojnë se vërtet do të ketë shërim në këto raste. Megjithatë kërkimet që janë bërë, megjithëse të kufizuara, kanë qenë në gjendje të tregojnë se vaji i livandos përmirëson simptomat e ankthit të butë.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top