Një studim në ‘The Oxford Durham study’, me 12.000 nxënës, të cilët kishin probleme me përqëndrimin, probleme në të lexuar, në të kuptuar, në sjellje dhe koordinim për 3 muaj ju dha vaj i mëlçisë së merlucit dhe u vu re se u përmirësuan aftesitë motorike, gërmëzimi, memoria, shkrimi dhe leximi. Ky vaj u përdor për herë të parë në 1789 nga Dr. Darbey në Britaninë e Madhe për trajtimin e reumatizmës.
Vaji i mëlçisë së merlucit është një nga burimet natyrale më të pasura me acidet omega 3, të quajtura si Docosahexaenoic acid DHA dhe Eicosapentaenoic EPA.
Duke qenë se ka veçori antiinflamatore, aftësi për të reduktuar prodhimin e prostaglandinave, rekomandohet shumë edhe për sëmundjet koronare të zemrës, depresionin dhe artritin. Prania e omega 3 ndihmon në lehtesimin e simptomave të ankthit, kolesterolit të larte, artritit, kancerit etj. Ka një balancë perfekte të omega 3 me omega 6. Rrit fuqishëm sistemin imun pasi ka edhe sasi të larte të vitaminës D, që na duhet sidomos tani në dimër. Vitamina A gjithashtu është një antioksidant që redukton stresin oksidativ apo ndryshe radikalet e lira.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.