Vaji i peshkut, i cili shihet nga ekspertët si ushqim i trurit, është i rëndësishëm për shëndetin tonë. Një minimum prej 2,2 gramë në ditë nga vaji i peshkut, rekomandohet të konsumohet, pasi shërben si mburojë mbrojtëse në trup, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Shkalla e inteligjencës për fëmijët pas përdorimit të vajit të peshkut u rrit me 7,5 %, thonë disa studime. Për të parandaluar pothuajse të gjitha sëmundjet e zemrës dhe kancerit, zgjidhja kalon përmes vajit të peshkut, këshillojnë mjekët.
Gjithashtu së fundi studimet tregojnë se vaji i peshkut mund të mbrojë edhe ndaj një vrasësi tjetër: kanceri i gjirit. Burimi ushqyes, i njohur edhe si Omega-3, mund të merret në kapsula ose në formë të lëngshme. Teoria se nëse konsumon vajin e peshkut do të shtosh në peshë është krejtësisht e gabuar. Vaji i peshkut është një nga yndyrat esenciale në gjakun tonë.
Vaj i peshkut është një domosdoshmëri, veçanërisht për mbrojtjen nga sëmundjet. Kapsulat nuk përmbajnë sodium. Ai është një produkt i sigurt për të gjithë, përfshirë këtu dhe gratë shtatzëna, duke i mbajtur sa më larg sëmundjeve apo edhe depresionit. Vaji i peshkut rigjallëron lëkurën duke shtuar prodhimin e kolagjenit dhe elastinëve që dhurojnë freski.
Burimi/ ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.