Tina Turnbow, është një nga grimieret më të njohura në botë, pasi grimon yjet e Hollywood. Gjatë një interviste për ENews, ajo tregon disa truqe të vogla për të pasur lëkurë të shkëlqyer jo vetem kur je e grimuar, por edhe gjatë ditës jashtë kamerave (dedikuar personazheve VIP që Tina grimon).
Një ndër vajrat që Tina rekomandon, është vaji i vitaminës E. Sipas saj, çdo natë para gjumit, masazhohet fytyra me të, sidomos zona poshtë syve. Ndërkohë, Kim Kardashian përdor këtë lloj vaji për të rritur qerpikët (ajo mund t’i ketë edhe fallco, gjithsesi, duket se ky vaj përdoret gjerësisht në kozmetikë.
Duke qenë se ka edhe veti antiinflamatore, rekomandohet edhe për lëkurat e ndjeshme.
Gjithashtu, sipas dr.Broumand, ky vaj është shumë i mire për të minimizuar shenjat e indeve të dëmtuara apo në rastet e strijave, por shton edhe qarkullimin e gjakut aty ku aplikohet. Prandaj do të ishte fantastik edhe për rritjen e flokëve.
Përveç kësaj, vaj i vitaminës E, përdoret edhe per masazhim të thonjve, për forcim të tyre.
Në lëkurë, vepron duke luftuar rrudhat, largon shenjat e akneve, shton prodhimin e kolagjenit, rrit elasticitetin e lëkurës dhe i jep shkëlqim
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.