Nëse jeni një nga miliona njerëz që vuajnë nga alergjitë, atëherë ka shumë vajra esencialë që mund t’ju japin lehtësim nga reaksionet alergjike. Simptomat alergjike shkaktohen nga një përgjigje imune shumë aktive në trupin tuaj që rezulton në teshtitje, kollitje, lëkurë e irrituar dhe mbingarkesë. Një reaksion i rëndë alergjik mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje dhe në këto raste është e rëndësishme që të kërkoni ndihmë mjekësore.
Shumë vajra esencialë janë efektivë në lehtësimin e simptomave të alergjive. Vajrat esencialë përmbajnë përbërës që veprojnë si antihistaminë natyrore për lehtësimin e inflamacionit. Kjo ndihmon për të zbutur muskujt dhe nervat në sistemin tuaj të frymëmarrjes, duke e bërë më të lehtë rymëmarrjen. Vetitë antimikrobike të shumë vajrave gjithashtu ndihmojnë në largimin e burimit të alergjenit duke vrarë patogjenë që shkaktojnë alergji.
Vajra esencialë kundër alergjive:
- Vaj karamele
- Vaj livandoje
- Vaj kamomil
- Vaj i pemës së çajit
- Vaj limoni
- Vaj bergamot
- Vaj eukalipt
- Vaj sandali
- Vaj trumze
- Vaj i temjanit
- Vaj karafili
- Vaj rozmarine
Si të përdorni vajrat esencialë për alergjitë:
-Ka shumë mënyra që ju mund të përdorni vajra esencialë për lehtësim alergjive. Ju mund t’i përhapni në jastëk, për lehtësimin e alergjive gjatë natës.
-Mund të hidhni disa pika vaj esencial në ujë të valuar, të mbyllni kokën me peshqir dhe të merrni frymë sipër avullit.
-Shtoni 2 deri 4 pika vaj esencial në një pambuk ose shami që mbani me vete.
-Një mënyrë shumë qetësuese për të marrë përfitimet e vajrave është përdorimi i tyre për një masazh.
-Dush relaksues.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.