Dëshmi

December 7, 2018 | 9:11

Vajza 10-vjeçare dëbohet nga autobusi i shkollës për ngacmim. Ja mësimi që i jep i ati…

Si prind kam dëgjuar mjaft histori dhe tregime për keqtrajtimin e fëmijëve në autobus. Fëmijët ngacmohen nga fëmijët e tjerë, shoferi, ose veprojnë në një mënyrë të pasjellshme.

Babai i një vajze 10-vjeçare nga Ohajo, ka probleme me vajzën e tij, pasi ajo ka krijuar shqetësime në autobusin  e shkollës. Këtë vit për herë të dytë ajo është dëbuar nga autobusi për shkak të sjelljes së saj dhe i ati ka vendosur që t’i jap një mësim, të cilin nuk do ta harroj lehtë.

10-vjeçarja, Matt Cox e kishte shkollën 5 milje larg dhe si dënim ajo do ta bënte këtë rrugë me këmbë për tri ditë. Dënimi kishte si qëllim t’i jepte asaj një mësim për privilegjet dhe gjithashtu një mënyrë për t’i treguar se sjellja ngacmuese nuk do të tolerohej.

Në një video të postuar në Facebook, Cox shihet duke ecur në këmbë dhe ndiqet pas nga një makinë. Videoja e publikuar ka marrë mjaft shikime dhe komente nga më të ndryshmet. Disa komentues e mbështesin metodën e tij të disiplinës. Ndërsa disa të tjerë nuk pajtohen me të, pasi mendojnë se distanca ishte shumë e gjatë për klimën e Ohajos, por më së shumti vlerësohej fakti se po mësonte për pasojat.

https://www.facebook.com/matt.cox.735/videos/2191578667575986/?t=121

Burimi / tiphero.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top