Ka miliona fëmijë me autizëm në botë. Autizmi mund të jetë i niveleve të ndryshme në varësi të ashpërsisë së tij, por në përgjithësi pengon një individ që të bashkëveprojë në marrëdhëniet shoqërore. Nëse nga njëra anë një fëmijë autik ndërvepron pak me botën rreth tij, në anën tjetër shumë shpesh ai ka një talent të pabesueshëm.
Njësoj si Iris Grace, një vajzë 5-vjeçare angleze e cila, pavarësisht moshës së saj të vogël, është në gjendje të krijojë vepra të pabesueshme arti… e pabesueshme veçanërisht për një vajzë në shkollë fillore!
Me flokët e saj rrumbullak dhe fytyrën e vogël të ëmbël, Iris është thjesht e adhurueshme! Ndërsa shumica e fëmijëve mësojnë të flasin rreth moshës 2 vjeçare, Iris tani po mëson të përdorë fjalët për të komunikuar. Pavarësisht barrierave të saj gjuhësore, Iris përdor me sukses një formë tjetër komunikimi… pikturat e saj!
Aftësia dhe të kuptuarit e Irisit në përdorimin e ngjyrës është e nivelit më të lartë dhe shumë e vështirë për këdo, e lëre më nga një fëmijë i moshës së saj. Ajo është në gjendje të kombinojë ngjyrat në një mënyrë shumë të veçantë, kështu krijohen veprat e saj të mahnitshme.
“Ne e inkurajuam Irisin që të pikturojë për ta ndihmuar atë në terapinë e të folurit, për më shumë vëmendje dhe përqendrim. Pastaj kuptuam që ajo me të vërtetë kishte një talent të madh. Çdo herë që ajo ngjyros përqendrimi i sja është i pabesueshëm dhe shkon të paktën 2 orë pa u ndalur! “
Iris përdor një sërë mjetesh për secilën prej krijimeve të saj: lloje të ndryshme të ruleve, furçave dhe sfungjerëve. Sapo mbaron pikturën ajo largohet dhe e lë që të thahet, kur piktura është tharë ajo kthehet në tryezë për t’i dhënë dorën e saj të fundit. Thula, macja e saj e dashur që shihni në foto, është shpesh pranë saj kur ajo krijon vepra arti.
Kur ajo nuk është e zënë me pikturat e saj, Iris kalon kohë duke luajtur me Thula, duke lexuar libra, duke bërë yoga, duke dëgjuar muzikë si çdo fëmijë tjetër i moshës së saj. Vitin e kaluar, historia e saj e pabesueshme u bë virale në të gjithë botën, në mbi 207 vende!
Që atëherë, Iris ka shitur pikturat e saj tek koleksionistët privatë anembanë botës dhe faqja e saj në facebook ndiqet nga mbi 147 mijë persona! Të gjitha fitimet që rrjedhin nga veprat e tij përdoren për blerjen e materialeve artistike, për aktivitetet terapeutike të Irisit dhe në përgjithësi si një investim për të ardhmen e saj.
Familja e një fëmije me autizëm duhet të përballet me një situatë më stresuese se çdo familje tjetër për shkak të mungesës së njohurive të karakteristikave të sindromës jo vetëm për njerëzit e zakonshëm, por shpesh për fat të keq edhe për profesionistët, terapistët dhe mësuesit.
Megjithatë, përtej çdo vështirësie vijnë dhurata të mrekullueshme, si në rastin e Irisit, duke na dhënë artin e saj të madh. Përkundër dështimit për të komunikuar si dikush tjetër, ajo na vjen në një mënyrë të fuqishme dhe të jashtëzakonshme…
Burimi / www.panecirco.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.