Lifestyle

March 4, 2016 | 12:02

Vajza e Ema Andreas dhuron flokët për…

Edhe pse ajo është e njohur për stilin e saj, prerja e flokëve të Sara Kapos. vajza e aktores së njohur Ema Andrea nuk ka të bëjë me modën.

Ajo ka bërë një gjest shumë të bukur duke i prerë fare flokët për t’i dhuruar për fëmijët me kancer.

Ajo mori këtë vendim pas përfshirjes në fushatën “Një fije floku për më shumë buzëqeshje” e cila synon tu vijë në ndihmë fëmijëve të sëmurë me kancer. Një nga qëllimet e kësaj fushate është që të nxiten njerëzit të dhurojnë flokë, të cilat më pas do të bëhen paruke për fëmijët që e dëshirojnë dicka të tillë.

“Një gjest shumë i guximshëm dhe për t’u patur zili. Të falenderojmë shumë Sara për dëshirën e madhe për të dhënë kontributin tënd,” shkruhet në faqen e Facebook të “Një fije floku për më shumë buzëqeshje”.

Nismës i janë bashkuar edhe vajza të tjera.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top