Në fokus

April 18, 2017 | 10:45

“Vajza ime ka qenë viktimë e një pedofili në Facebook”, denoncimi i një nëne

Është për t’u pranuar se, teknologjitë ndonjëherë të frikësojnë shumë. Ana e tyre pozitive është me të vërtetë e jashtëzakonshme, por ajo negative është po aq e tmerrshme. Të ndihmoni veten, por mbi të gjitha fëmijët, është arma e sigurisë që ju mund t’i mbroni nga grabitqarët e rrjeteve sociale, të cilët identifikohen si cyberbulistë dhe pedofilë. Sidomos kur bëhet fjalë për histori të tilla si kjo që do ju tregojmë.

denoncimi-ne-fb

Hanna H është nënë e 4 fëmijëve dhe ka dashur ta ndajë historinë e saj me të gjithë botën. Bëhet fjalë për vajzën e dytë, e cila sapo kishte mbushur 11 vjeç. Ajo kishte rënë viktimë e një pedofili, histori që të bën të reflektosh shumë. Para së gjithash, Hanna nuk është e paaftë që të mendonte se “fëmijëve të mi nuk do t’u ndodhë”. Ajo ishte me profesion punonjëse sociale për fëmijët në nevojë kur i ndodhi drama.

“Nuk desha që vajza ime të kishte Facebook: mosha ligjore është 13 vjet dhe ajo ishte vetëm 11. Motra e saj më e madhe kishte, por edhe të gjithë miqtë e saj flisnin rreth këtij rrjeti social. Ajo i tha se ndihej si e lënë pas dore. Vuante çdo ditë: “Nuk është e drejtë, Maddy ka FB, Kate ka, po unë pse jo? Të lutem mami, të lutem”, ka deklaruar nëna e adoleshentes për “The Indipendent”.

Kështu Hanna ra pre: “E dija që nuk duhet ta lija ta bënte, por në fund ajo ra viktimë e pedofilizmit. Isha e lodhur me diskutimet pa fund. I vendosa kufizime sa i takon privatësisë dhe i thashë në mënyrë eksplicite se nuk duhet të pranonte miqësinë e njerëzve që nuk i njihte. Shënova fjalëkalimin dhe i thashë se herë pas here do t’ia kontrolloja llogarinë. E paralajmërova nga pedofilët”.

Për fat të keq, Hanna nuk i bëri mirë llogaritë me “teknikën” që përdoret shpesh në Facebook: krijoi një profil të rremë dhe u besoi miqve të tjerë të përbashkët. Në këtë mënyrë, kush merrte kërkesë për miqësi, mendonte se ishte e sigurt, për shkak se njerëzit e tjerë tek të cilët besonte ishin të lidhur me profilin e panjohur.

Në këtë rast bëhej fjalë për një profil të rremë nga një student, i cili frekuentonte të njëjtën shkollë me vajzën e Hanna-s dhe miq të fëmijës ishin miqtë e saj, pra, dhe pse e pasigurt se e njihte, ajo i besonte atyre.

Nëna vazhdon rrëfimin: “E zbulova kush ishte vetëm gjatë procesit gjyqësor. Jetonte pas cepit të pallatit, afër nesh. Nuk e kisha idenë se kishte në shënjestër vajzën time, sepse e dinte kush ishte apo ishte një rastësi e tmerrshme. Nuk do ta marr vesh kurrë. Ai u dënua me pesë vite burg. Ai ishte ndihmësi i qeshur në supermarketin tonë të zonës. Tek të tridhjetat, i gjatë, i hollë dhe me një vështrim inteligjent, nuk mund ta imagjinoje se ishte një pedofil. Shkëmbente një batutë dhe ofronte ndihmën e tij për të mbajtur trastat e shpenzimeve. Mbaj mend t’i ketë thënë një miku: “A e patë atë djalin e ri në dyqan? Është kaq i ëmbël dhe i sjellshëm”. Isha e hipnotizuar nga ai. Ky është njeriu që ka ngacmuar vajzën time”.

“Filloi me dërgimin e mesazheve miqësore, ndonjë batutë, disa emozhi, të gjitha relativisht të pafajshme. Pastaj gradualisht, kërkoi të ndizej kamera: nuk e dija që as Facebook kishte një të tillë. Më parë ai rezistoi, por po ndërtonin një miqësi dhe ajo ndihej e detyruar. Më tha se edhe ajo ndihej kureshtare. Hapi Webcam-in, por pa treguar fytyrën, vendosi një arush pelushi përballë kamerës. Fakti që e vendosi arushin në mënyrë të përsëritur, më theu zemrën”. Historia vazhdon dhe është edhe më tronditëse.

“U masturbua para kamerës. Afrimi i parë seksual i vajzës time ishte, të shihte penisin e një pedofili ndërsa masturbohej në dhomën e tij. Ai e mbylli kamerën dhe pastaj nisi t’i dërgojë mesazhe të pahijshme vajzës, nënçmuese dhe seksualisht abuzive. Kur policia lexoi mesazhet ka qenë e vështirë për ne që ta pranonim. Një përzierje e neveritshme, mosbesim, trishtim dhe dëshpërim, të gjitha njëherësh. Fëmijëria e vajzës time u ndot. Ajo më pas e bllokoi lidhjen me të. Dhe të gjitha ndodhën në hapësirën brenda dy javësh.

Hanna rrëfen se i është dashur shumë kohë derisa vajzës t’i rikthehej buzëqeshja sërish, sepse nuk ndihej e sigurt në shtëpinë e saj. Fillimisht, pasi e hoqi nga Facebook, e mbylli llogarinë e saj. Vajza kërkoi edhe një telefon tjetër, por kur nëna i tha jo, nuk u përpoq më.

Ndërkohë, pedofili është denoncuar nga një nënë tjetër: në proces është akuzuar se kish përdorur të njëjtat sjellje edhe me 38 vajza të tjera.

“Kemi 4 fëmijë dhe një herë që darka është gati, më duhet të rri me dy më të vegjlit që t’u lexoj përralla, të bëjmë detyrat dhe banjën. Nuk mund të them se nuk kam treguar vëmendjen e duhur ndaj tyre, isha krejt naive. Kuptova në atë moment se ishte tepër vonë që kompjuterët dhe telefonat duhet të qëndronin në katin e poshtëm dhe vetëm nën mbikëqyrjen time”. Duhet gjithmonë vëmendje e madhe. “Dështova në misionin tim të edukoja vajzën sesi të njihte pedofilët: Mendova se ata ishin të veshur si ujku i keq me fjalët “ngacmuesi seksual” me tatuazh në fytyrë.

Pra një përvojë tejet e shëmtuar për këdo i ka ndodhur. Ndaj ju nëna, të gjitha bashkë, në misionin tuaj duhet të kuptoni se duhet të flisni shumë me fëmijët tuaj. Duhet ne prindërit para së gjithash të jemi të vetëdijshëm që bëhet fjalë për një problem të rëndë, që nuk duhet ta nënvlerësojmë kurrë. T’i informojmë shpesh fëmijët tanë, t’u lexojmë libra, të shkojmë në konferenca me tema mbi internetin dhe sigurinë për fëmijët tanë, dhe jo të ndalemi në shprehinë e rëndomtë: “Mua nuk do të më ndodhë”!

 

Përgatiti Orjona Tresa

Burimi: UniversoMamma

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top