Lifestyle

March 15, 2017 | 14:49

Vajza me sindromin Down përmbush ambicien: Jam ndryshe, por mund të bëj shumë gjëra

Një 21-vjeçare franceze me sindromin Down ka përmbushur ambicien e saj të jetës: të jetë prezantuese moti në TV. Ajo prezantoi motin mbrëmjen e së martës në televizionin kombëtar francez.

1

E gjithë kjo falë një fushate të nisur në “Facebook” më 27 shkurt, të sponsorizuar nga “UNAPEI”, federata e shoqatave që lobojnë për një përfshirje më të mirë në shoqëri të personave me aftësi të kufizuara.

Rreth 200 mijë përdorues të rrjetit social e mbështetën nismën e quajtur “Melanie mund t’ia dalë mbanë” dhe disa transmetues kombëtar i ofruan 21-vjeçares mundësinë e daljes në ekran.

Segard zgjodhi ta bënte këtë në kanalin “France 2”, ku u shfaq në krah të prezantueses së rregullt të motit, Anais Baydemir.

“Unë jam ndryshe, por unë dua t’ju tregoj të gjithëve se mund të bëjë shumë gjëra”, ka shkruar Melania në faqen e saj në Facebook.

Historia e Melanie është e rëndësishme për të rritur ndërgjegjësimin për njerëzit me aftësi të kufizuara.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top