Dëshmi

September 21, 2018 | 10:14

Vajza traumatizohet nga rënia e urës Morandi, dëshmitare e tragjedisë, humb komunikimin

Vajza u traumatizua nga rënia e urës Morandi: më 14 gusht ajo ishte dëshmitare e tragjedisë dhe që atëherë ajo nuk flet. Shtypi e quan atë Adele, një emër imagjinar, ajo është fëmija që është traumatizuar nga rënia e urës Morandi, në Genova. Faktet e përshkruajnë Adelen si simbol të rikthimit të gjërave të tmerrshëm për të pafajshmit, domethënë për fëmijët.

Adele, sipas asaj që tregojnë organet e informacionit, është një fëmijë që është traumatizuar nga shembja e urës Morandi në Gjenovë: pasi e kishte parë atë të binte, ajo u mbyll në një heshtje të pathyeshme dhe ende nuk flet më.

Më 14 gusht Adela po shihte stuhinë, ajo ishte e sigurt pas dritares së shtëpisë; vajza dhe familja e saj i përkasin zonës aktuale të kuqe, kjo është zona e prekur drejtpërdrejt nga rënia e urës  Morandi, ku sot peizazhi është i dominuar nga gërmadhat e urës dhe nga heshtja e shtëpive të evakuara.

Papritmas tragjedia: Adele ishte dëshmitare e rënies së urës Morandi, ajo pa dhe përjetoi momentet e dramës. Këto emocione të thella bën që vajza e vogël të mbyllej në ankthet e saj. Pra, vajza e traumatizuar nga rrëzimi i urës Morandi, nuk thotë më asnjë fjalë, por komunikon përmes vizatimeve.

Me sa duket ky mutacion post-traumatik do të jetë një reagim ndaj ngjarjes së dhimbshme dhe të frikshme për të cilën Adela ka qenë dëshmitare. Adele është në shkollën fillore, ajo tashmë komunikon me vizatime dhe ka nevojë për mbështetjen maksimale emocionale të familjes së saj për të kapërcyer traumën.

Mjekët janë të bindur, se Adela ka të gjitha mundësitë për t’i lënë pas këto pasoja të trishtuara të asaj që ka përjetuar. Megjithatë, lajmi i një fëmije të traumatizuar nga rrëzimi i urës Morandi, deri në pikën e mbylljes në vetvete, nuk është një çështje e vogël dhe as e mesme.

Adele rikujton në sytë dhe zemrat tona përgjegjësinë morale që kemi për fëmijët dhe të rinjtë: është detyra jonë të kërkojmë që ata të jetojnë në një botë të sigurt, të bazuar në vlera solide dhe të aftë për të mbrojtur fëmijët e të gjithëve.

 

Burimi / http://www.vitadamamma.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top