Fëmijët e parë shkëlqejnë në jetë krahasuar me vëllezërit apo motrat e tyre më të vegjël. Sipas një studimi të ri të bërë nga anëtarët e Institutit për Kërkime Sociale dhe Ekonomike (Institute for Social and Economic Research) veçanërisht vajzat e mëdha kanë shumë më tepër shanse për të pasur sukses në jetë.
Për të arritur në një konkluzion të tillë, studiuesit shqyrtuan një kampion prej më shumë se 3000 vullnetarësh përgjatë një periudhe të gjatë kohore. Pjesëmarrësit iu nënshtruan pyetësorëve të ndryshëm periodikë, për të vlerësuar nivelin e arsimimit dhe ambiciet për të ardhmen. Në përfundim të këtij kërkimi, studiuesit nxorën në pah se fëmijët e parë kanë 7% mundësi më shumë për të pasur sukses në jetë. Ndryshimi është shumë i madh mes fëmijëve të parë meshkuj dhe femra, pasi femrat kanë 13% mundësi për të shkëlqyer në jetë. Po si është e mundur të ekzistojë një fenomen i tillë? Sipas studiuesve, të cilët e kanë përpunuar këtë hipotezë në bazë të një fenomeni të ngjashëm, gjithçka ndodh pasi fëmijët e parë gëzojnë më tepër përkujdesje nga ana e prindërve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.