Në fokus

December 12, 2016 | 9:12

Vaksina kundër HIV-it kalon me sukses testet e para tek njerëzit

Vaksina e re kundër virusit HIV ka kaluar testet fillestare tek 33 pacientë dhe tani do të testohet në një kampion prej 600 njerëzish, që nuk janë të infektuar me këtë virus. 

1

Lajmi është bërë i ditur nga një botim i fundit i Universitetit të Ontarios, në Kanada. Kjo vaksinë përmban gjene të modifikuara të virusit HIV, që nuk e sulmojnë sistemin imunitar të njeriut. Kjo është vaksina e parë e këtij lloji, e cila është lejuar të testohet te njerëzit.

Deri tani ka pasur vetëm vaksina dhe ilaçe, që e ulin nivelin e HIV-it tek të infektuarit në atë masë sa nuk përbën rrezik për shëndetin e të prekurit dhe partnerëve të tij seksualë.

Testet e reja, janë planifikuar të kryhen në shtator të vitit të ardhshëm, kur do të bëhet një studim i mbi 600 vullnetarëve nga e gjithë Amerika e Veriut, të cilët nuk janë të infektuar me HIV.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top