Një studim izraelit tregoi se njerëzit e vaksinuar nuk kanë gjasa të transmetojnë koronavirusin. Studimi u krye në stafin mjekësor të Qendrës Mjekësore Sheba. Ky është hulumtimi i parë përtej provave të Pfizer. Sipas këtij studimi izraelit, nuk ka gjasa që marrësit e vaksinës Pfizer – BioNTech anti Covid-19 të jenë në gjendje të transmetojnë koronavirusin tek të tjerët.
Në fakt, pjesëmarrësit në studim zhvilluan një normë më të madhe të antitrupave se 20 brenda një jave nga marrja e dozës së dytë të ilaçit.
Sondazhi, i cili pa të dhënat nga 102 të afro 1.000 personel mjekësor në Qendrën Mjekësore Sheba të cilët morën të dyja dozat, tregoi se vetëm dy subjekte zhvilluan sasi të ulët të antitrupave dhe njëri prej tyre ka një sistem imunitar të kompromentuar. Nuk ka asnjë arsye pse ky person i fundit nuk ka zhvilluar antitrupa dhe spitali po heton mbi këtë.
Pjesa tjetër – 98% – zhvilluan nivele të antitrupave edhe më të larta se pacientët që u rikuperuan nga një efekt i rëndë i shkaktuar nga koronavirusi.
Profesor Gili Regev-Yohai, drejtor i Njësisë së Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive Sheba, tha se njerëzit që morën të dyja dozat e vaksinës ka shumë të ngjarë të mos bëhen bartës të koronavirusit dhe nuk do ta përhapin atë falë nivelit të lartë të antitrupave që morën.
Ky është treguesi i parë që vaksina Covid19 gjithashtu mund të ndalojë transmetimin. Dhe është një nga studimet e para të kryera jashtë provës së Pfizer mbi efikasitetin e vaksinës.
“Rezultatet e sondazhit janë në përputhje me eksperimentin e Pfizer dhe madje kanë tejkaluar pritshmëritë,” tha Prof. Regev-Yohai.
Izraeli ka kaluar pragun e dy milionëve të vaksinuar dhe kryeson ‘renditjen’ botërore.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi blogsicilia.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.