Aktualitet

November 14, 2022 | 10:10

Valbona Selimllari ‘hap zemrën’, tregon periudhën më të vështirë dhe pengun më të madh në jetë

Ish-miss Shqipëria, Valbona Selimllari ka zbuluar si rrallë herë detaje për jetën e saj private. E ftuar në “S’e Luan Topi”, Valbona foli për periudhën kur është bërë nënë për herë të dytë. Ish-missi tregoi se ndihej në ankth se si do ia përkushtonte kohën të dyve por sipas saj, çdo gjë gjeti rrugën e duhur.

“Pata ankth sepse e doja kaq shumë djalin e parë, thoja si do e duaj këtë tani do të vijë edhe fëmija i dytë, por zoti e rregullon çdo gjë. Ka aq shumë dashuri, ka pafund. Frika që pata që dhe të ndaja dashurinë mes tyre ishte e kotë. Vajza është dashuri pastaj. Është shumë pas djemve, vajzat kanë një qasje tjetër ndaj prindërve, unë kam qenë shumë e barabartë me të tre.”- u shpreh Valbona.

Sa i përket pengut më të madh që ka në jetë Selimllari rrëfeu se ndihet shumë keq që nuk e ka shprehur me fjalë dashurinë e madhe që ka për nënën e saj.

“Unë vdes për të dhe ajo e di këtë gjë, unë nuk jam njeri fjalë shumë, për këtë më vjen keq në një mënyrë, motrat e mija janë më lajkatare, unë jo gjithmonë ja them se sa shumë e dua por nuk ka nënë që nuk e di se sa shumë e do fëmija. Është budallallëk, asgjë nuk më kushton t’ja them të dua, por nuk jam tipi. Fëmijët e mi ma thonë shumë shpesh. Kur u rriske të mbushet koka me gjëra të tjera dhe e merr si të mirqenë që ajo e di, por duhet ta dëgjojnë.”- tha ajo.

Sakaq, Valbona ka rrëfyer për herë të parë dhe një incident që i ka ndodhur në Milano, ku i vodhën kurorën e “Miss Shqipëria” e cila ishte me gurë të çmuar por fatmirësisht produksioni ia zëvëndësoi sërish.

“Kurora e vetme që kam është e miss globit, ma vodhën në Milano se ishte me gurë të çmuar dhe për fat të mirë produksioni ma zëvëndësoi sërish.”- tregoi ish-missi.

 

 

Burimi/BW

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top