… Në rastet protokollare nuk e ndan kostumin nga vetja, por ndodh të praktikojë edhe ndonjë thyerje të stilit sipas vendit, duke përdorur shall me ngjyrë të lidhur në qafë ose në rripin e çantës. “Nuk e kam shumë për zemër stinën e verës. Kjo sepse një veshje zyrtare në vapën e Tiranës të bezdis. Veshjet zyrtare i gjen përgjithësisht me mëngë të gjata dhe më pak me treçerekëshe akoma më rrallë me mëngë të shkurtra. Vetë preferoj mëngë treçerekëshe. Kjo varet edhe si ndjehesh më mirë, besoj këto më rrinë më mirë se të shkurtrat”, thotë Valentina Leskaj. Edhe përpara se ajo të përfshihej në politikë, ka pasur një raport të veçantë me veshjen. Është kujdesur që të gjejë modelet e duhura dhe të përshtatshme për çdo stinë. Në politikë ose jo, nuk do të vishte kurrë veshje pa mëngë, shumë të hapura, shumë të shkurtra apo me shumë lule. Edhe nëse temperaturat “çmenden” dhe i nxehti gjatë verës bën kërdinë, ajo përpiqet që të mos dalë nga konturet klasike të cilat i ka zgjedhur vetë, apo që ia ka lipsur edhe posti që mban. “Nuk kam përdorur kurrë kanotjere apo bluza me rripa. Preferoj të pambuktat mundësisht të bardha. Sa u përket ngjyrave preferoj ato që unë mendoj se më rrinë më mirë. Dominojnë ngjyrat e çelura ose kur kostumi është i errët përdor një këmishë të bardhë, bojëqiell, rozë”, përfundon Leskaj.
Botuar në revistën Psikologjia, nr. 40
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.