Në fokus

February 8, 2018 | 9:50

Valentina Telhaj: Kush mbjell dhunë, prodhon dhunë

Studimet mbi bullizmin kanë lejuar të indikohet një profil psikologjik mjaft i qartë mbi agresorin dhe viktimën. Ajo që karakterizon agresorin është një model agresiviteti i ndërthurur me forcën fizike.

MSc.Valentina Telhaj, Psikologe, Terapiste ABA & EMDR

MSc.Valentina Telhaj, Psikologe, Terapiste ABA & EMDR

Bullët-pasivë  janë nxënësit që nuk marrin vetë iniciativën, por mbështesin prepotentin. Ndërsa studime më të hershme tregojnë se bullët kanë një defiçit socio-kognitiv, sipas të cilëve prepotentët nuk janë në gjendje të lexojnë emocionet e të tjerëve kërkimet e (Sutton) tregojnë se agresori është një individ kompetent nga ana sociale dhe i përdor këto për të manipuluar situatat në favor të tij.

reasons-bully-peersKëta persona zakonisht angazhohen të bëjnë tallje të rënda, goditje, emërtime kundër atyre që janë më të vegjël ose të paaftë të mbrojnë veten. Ata besojnë se janë superiorë ndaj të tjerëve. Zakonisht ata praktikojnë bullizëm për të dalë vetë dominant dhe ndonjëherë shtyjnë shokët të bëjnë si ata (Northwest Regional Educational Laboratory, 2001).

Fëmijët që ushtrojnë bullizmin, shfaqin sjellje agresive ndaj personave më të vegjël, por edhe më të mëdhenjve. Ata kanë tendencë të pëlqejnë dhunën, janë impulsivë, pëlqejnë të dominojnë të tjerët, kanë mungesë ndjeshmërie, janë më agresivë me të rriturit, prindërit dhe mësuesit, e kanë të vështirë të përshtaten me rregullat. Pavarësisht perceptimit që ekziston për ta, personat që bëjnë bullizëm kanë vetëvlerësim të lartë, kanë dëshirë për kontroll, mund të bëjnë figurë të mirë me mësuesit dhe nxënësit e tjerë dhe mund të kenë dhe rezultate të mira në shkollë, thonë studimet.

1

Disa fëmijë e bëjnë këtë sjellje të pahijshme vetëm për t’u pranuar në shoqëri, sepse nuk ndjehen mirë me sjelljen e tyre. Disa grupe madje e mbështesin dhe e promovojnë bullizmin (Cohn and Canter; Shellard). Pjesa më e madhe e sjelljeve të bullizmit zhvillohen nga faktorë të shumtë në shtëpi, shkollë apo brenda grupit shoqëror. Frekuenca dhe ashpërsia e bullizmit lidhet me mbikëqyrjen e fëmijës nga i rrituri në shtëpi. Studimet tregojnë se fëmijët që ushtrojnë bullizëm vijnë nga shtëpi ku përdoret dhuna fizike si dënim, ku fëmijët mësohen të kthejnë mbrapsht dhunën fizike si mënyrë për të përballuar problemet dhe ku përfshirja apo ngrohtësia e prindërve ka probleme. Ndaj themi që dhuna prodhon dhunë. Prindër, duhet të dimë që ç’të “mbjellim” do “korrim”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top