Aktualitet

July 22, 2023 | 7:56

Vardavar, festa e ujit në Armeni që freskon hareshëm vendasit që kanë ditur ta ruajnë traditën

Përgatiti Blerina Hima, Mërtiri, arsimtare

 

Me temperaturat e larta të verës, banorët lokalë të kryeqytetit armen Jerevan nuk e humbasin mundësinë për të sulmuar njëri-tjetrin, me kovat e ujit të mbushura plot, shishe uji në duar apo me çdo mjet tjetër të mundshëm, ndërsa festojnë festën më të hareshme të kalendarit armen, festivalin e ujit Vardavar.

screenshot_20230718-174047_facebook
Ky festival vjetor i ujit, i cili ndodh vetëm në Armeni, i quajtur “Vardavar”, i ka fillimet  që nga kohët pagane të historisë armene, si një traditë e krishterë, dhe është i lidhur me ujin dhe perëndeshën e pjellorisë Astghik. Armenët freskoheshin gjatë këtij festivali  në ditët e nxehta të verës, zakonisht ofronin trëndafila, që quhen vard në armenisht, për të përfituar vëmendjen e saj, e ndaj ata e quajtën ditën Vardavar.

screenshot_20230718-174028_facebook
Popullsia e ka ruajtur traditën e këtij festivali dhe e festojnë çdo verë ndër shekuj edhe në kisha, 98 ditë pas pashkëve ortodokse.
Pjesëmarrësit e festivalit spërkasin njëri-tjetrin me ujë. Disa prej tyre madje hedhin ujë me kova nga ballkonet e shtëpive të tyre mbi kalimtarët e rastit.
Armenia, me lartësinë e saj afërsisht 1700 metra mbi nivelin e detit, me sipërfaqe të përgjithshme 29.75 mijë metra katrorë, është një nga vendet më të vjetra, me një histori të pasur dhe monumente arkitekturore. Meqenëse ajo ishte një nga të parat që pranoi krishtërimin, kjo u pasqyrua në manastire, kisha dhe ndërtesa të tjera fetare.

screenshot_20230718-174025_facebook

Qytetet më të vjetra në këtë vend datojnë rreth 3000 vjet, kështjella të bukura dhe fortesa, arkitekturë dhe bukuri origjinale. Fqinjë me Gjeorgjinë në veri, Azerbajxhanin – në jug, dhe në perëndim dhe jug të vendit – me kufirin turk. Këtu është lugina e famshme e Araratit.

Ky është vendi që të jep kënaqësinë e të shijuarit të festës së ujit duke qenë gjithashtu vendi që ofron mundësi të shumta për ata që janë në kërkim të kalimit të.kohës së lirë me mënyra të ndryshme për të kombinuar të dobishmen me atë interesanten.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top