Studim

February 28, 2018 | 14:47

Varësia ndaj ekranit dëmton trurin e fëmijës

Me zhvillimin e teknologjisë, është pothuajse e pamundur që të mos kemi qasje në telefona apo ipad. Fëmijët gjithashtu një pjesë të mirë të kohës jua dedikojnë ekraneve. Kjo tërheqje kundrejt ekraneve, mund të kthehet në varësi, mund të ndryshojë strukturat neurale dhe të dëmtojë trurin e fëmijës tuaj.

Ka disa terma të tjerë që përdoren për të karakterizuar këtë çrregullim si varësi ndaj telefonit, përdorim kompulsiv i internetit, varësi ndaj lojërave online dhe përdorim patologjik i lojërave.

Disa nga simptomat që karakterizojnë çrregullimet e varësisë ndaj ekranit janë humbja e interesit për botën e jashtme apo lojërat e jashtme, apo kur fëmija gënjen për kohëzgjatjen e përdorimit të ekranit etj. Një studim i publikuar në ‘Behavioural sciences’ thotë se 12% e fëmijëve në USA janë përdorues patologjikë të video lojërave.

Nëse fëmijët lihen shumë gjatë para ekranit, mund të përjetojnë shqetësime si pagjumësi, dhimbje shpine, probleme me sytë, duan të rrinë të mbyllur etj. Të gjitha i dedikohen dëmtimit të trurit.

Çfarë mund të bëjmë?

Për fëmijët nën 18 muajsh, shmangni ekspozimin me ekranin vetëm në raste videocalling (thirrje me video).

2-5 vjeç gjithmonë shoqërojini fëmijët që të shohin televizor dhe kur të largoheni ju, largoni edhe fëmijën nga ekrani, që të kuptojë që duhet ta bëjë vetëm kur të jeni bashkë

Vendosni rregulla të përdorimit të televizorit

Flisni me ta për problemet që ju shkakton ekspozimi i tepërt me ekranin

Sipas dr. Aric Sigman, çrregullimi i varësisë nga ekrani është sfida e re në neurologjinë e fëmijëve!

Burimi / Mësimet e Diolës

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top