Studim

February 20, 2020 | 13:32

Varësia nga alkooli dhe duhani varet nga truri

Njerëzit që abuzojnë me drogën, alkoolin dhe duhanin kanë një tru që paraqet ndryshime, krahasuar me ata që bëjnë një jetë të rregullt, pa varësi.

Për ta vërtetuar këtë teori, studiuesit amerikanë të Universitetit të Vermontit kanë nënshtruar 1900 adoleshentë të moshës 14 vjeç në analiza të rezonancës magnetike. Nëpërmjet këtyre analizave, studiuesit mundën të identifikojnë zona të trurit, të quajtura network.

Një aktivitet i pakësuar i këtyre zonave, në veçanti në koren orbito-frontale, është shkaku i impulsivitetit te shumë të rinj dhe për zakonet e tyre me përdorimin e drogërave.

 

 

Përgatiti:Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 146

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top