Këshilla & Arsye

November 22, 2017 | 9:42

Varësia nga droga, Besarta Taçi: Ne si kulturë mundohemi që çdo problematikë ta zgjidhim në kontekstin familjar

Përdorimi i alkoolit dhe drogërave të llojeve të ndryshme është shndërruar në një problem mjaft shqetësues në shoqërinë shqiptare. Shumë të rinj e të reja përfundojnë të varur prej tyre, ndonëse pa e kuptuar, duke shkatërruar kështu pak nga pak jetën. Psiko-seksologia Besarta Taçi foli në emisionin “Rreze Dielli”, në Report Tv, mbi problematikat kryesore të varësisë nga droga. Taçi tha se ne si kulturë mundohemi që çdo problem ta zgjidhim në kontekstin familjar, duke e fshehur, që gjë prodhon më shumë vuajtje.

Dr.Besarta Taçi, Psikologe klinike, Psikoseksologe, Psikotraumatologe EMDR Cel:06928314448

Dr.Besarta Taçi, Psikologe klinike, Psikoseksologe, Psikotraumatologe EMDR
Cel:06928314448

“Ne si kulturë mundohemi që çdo problematikë ta zgjidhim në kontekstin familjar. Por nuk duhet të harrojmë se pikërisht ky kontekst prodhon kontekstin e vuajtjes. Një person që përdor kokainën ose drogën mundohemi që familjarët të mos e marrin vesh, ose duke bërë që është një sjellje e momentit dhe do marrë fund në fundjavë”, tha ajo.

Më tej, psiko-seksologia sqaroi arsyet pse shumë njerëz gjejnë ‘paqe’ pikërisht te këto substanca, që në të vërtetë shkatërrojnë jetën e tyre. Sipas saj, shumë persona kërkojnë të ikin nga realiteti, pasi përjetojnë situata të vështira e të dhimbshme dhe kërkojnë një substancë për t’ia dalë mbanë. Ajo sqaroi se këto substanca ndikojnë direkt në tru dhe kanë të bëjnë me humorin, pra krijojnë një ipereksitim, por pasi trupi të krijojë varësi ndaj tyre, ato përkeqësojnë jetën sentimentale dhe seksuale.

“Kërkimi i të ikur nga realiteti. Individi përjeton një situatë të vështirë, të dhimbshme, dhe kërkon një substancë që ndërhyn në mënyrë të drejtpërdrejtë në alternimin mendor për t’ia dalë mbanë. Përdorimi i këtyre substancave ka të bëjë me humorin tonë, kanë ndikim direkt në tru. Drogërat përdoren zakonisht kur individi është në prani të personave të tjerë, në festë, darkë. Për një shishe birrë, një femre i duhen shumë orë për ta asgjësuar alkoolin, por çfarë ndodh nëse përdoren më shumë. Fillimisht personi ndjen një gjendje eksitomi, por më vonë kjo kthehet në varësi. Trupi ka nevojë për substancat derisa kthehet në një lloj varësie, duke hyrë në rrethin vicioz të varësisë, ku trupi ka nevojë për doza më të mëdha. Në fazën e parë që substanca hyn në turpin e personit ndodh një ipereksitim, i cili është fallto dhe trupit i duhet të reagojë. Më vonë, ky ipereksitim duhet të mobilohet në trupin tonë, nëse jam i varur nga kokaina nuk arrij dot të eksitohem. Pra, përdorimi i drogërave krijon vështirësi në eksitim, nuk ndjen dëshirë për marrëdhënie seksuale. Droga e përkeqëson jetën sentimentale dhe seksuale, nuk e përmirëson atë”, sqaroi Taçi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top