A keni dëgjuar ndonjëherë për varësinë nga smartfoni? Ky është një problem mjaft i zakonshëm që prek një numër të madh të të rriturve dhe fëmijëve.
Të qenit vazhdimisht me sy të ngjitur në ekranet e pajisjeve të tilla si smartphones dhe tableta, jo vetëm që dëmtojnë sytë e të rinjve dhe të rriturve, por mund të shkaktojnë dëme në trurin e fëmijëve. Kjo është për shkak se truri i fëmijëve është subjekt i ndryshimeve të rëndësishme si në strukturë ashtu edhe në lidhjen e tyre.
Varësia nga një smartphone ose çdo pajisje me një ekran ndahet në:
- Varësi interneti
- Kumar në internet
- Përdorimi problematik i internetit
- Përdorimi i pandërgjegjshëm i internetit
- Përdorimi patologjik i videove
- Varësia ndaj video-lojërave
- Varësia nga telefoni celular
- Varësia nga rrjetet sociale.
Sipas psikologëve, këto çrregullime karakterizohen nga 6 simptoma:
- Ankthi dhe nervozizmi i lidhur me abstinencën.
- Disorganizimi dhe indiferenca ndaj aktiviteteve të tjera.
- Vështirësi në largimin e pajisjes nga e cila jeni varur.
- Shtrirja e frekuencës së përdorimit, duke i sugjeruar bashkëbiseduesit se ky është një fakt sporadik.
- Përdorni pajisjen si një ikje nga vështirësitë e jetës.
- Çrregullime gjumi.
Si ta parandaloni fëmijën tuaj që të zhvillojë një varësi nga smartphone:
1. Kufizoni kohën e shpenzuar në kompjutera, video-lojëra ose smartphone.
2. Sigurohuni që “kohëzgjatja e aktiviteteve në internet” nuk ndikon në modelin tuaj të gjumit ose aktivitetin fizik ose mos lejoni që përdorimi i teknologjisë të ndikojë negativisht në numrin e orëve të kaluara në sport dhe në gjumë.
3. Stimuloni fëmijën tuaj që të kryejë aktivitete në natyrë dhe në shoqëri me fëmijët e tjerë.
4. Dëgjoni fëmijën tuaj dhe jepini këshilla të dobishme. Fëmijët shpesh kanë nevojë për përgjigje dhe prandaj, kur nuk i gjejnë ato, bien pre e teknologjisë.
5. Kushtojini më shumë vëmendje mënyrës se si fëmija juaj i trajton njerëzit në internet dhe offline. Vetëm atëherë mund të parandaloni që fëmija juaj të bëhet dhunues apo ngacmues.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.dididonna.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.