Posta

November 30, 2015 | 9:45

Varësia nga teknologjia…

Denata ToceNga: Denata Toçe

Psikologe Këshillimi

 

 

 

 

Jam nënë, por mbi të gjitha një grua e dëshpëruar. Bashkëshorti im qëndron gjithë ditën mbi kompjuter, qoftë për punë, sepse është programues, por edhe për të kaluar kohën e lirë në rrjetet sociale apo thjeshtë për të luajtur. Që kur ngrihet në mëngjes, ulet në tryezë për të ngrënë me tablet-in në dorë e mandej me celularin me vete sa nuk thyen kokën kur del nga shtëpia. Edhe kur është në timon nuk ndahet nga teknologjia. Më thoni si t’ia dal pasi më duket sikur është martuar me kompjuterin dhe jo me mua. Më duket ndonjëherë qesharake, por kjo e vërtetë na është kthyer në sindromë shqetësuese për ne, mua dhe fëmijët.  

Përgjigjie: Ah, ja dhe një realitet që e ka cenuar marrëdhënien sociale seriozisht vitet e fundit. Teknologjia është SOT një e mirë e madhe dhe e domosdoshme, pa diskutim. Vlen të jepemi, informohemi dhe ta përdorim teknologjinë, duke racionalizuar kohën dhe punën në të mirë të shëndetit tonë psikofizik. Çdo e mirë e cila epshet më shumë, kthehet në një e keqe e pashmangshme dhe shpesh e pakontrollueshme, ndaj vlen të kontrollohet në kohë. Njeriu kërkon në çdo moment, pa e kuptuar t’i japë kuptim jetës, dhe duke u dhënë SHUMË mbas diçkaje, shmangen të gjitha ‘vogëlsirat’ në dukje, por që së bashku bëjnë të gjithë figurën e jetës sonë. Duke iu dhënë shumë diçkaje, si teknologjitë në rastin e bashkëshortit tuaj, mendojmë se arrijmë kuptimin e jetës, sepse kjo është ajo që ne ndjehemi të suksesshëm, që dimë të bëjmë më mirë. Por a është mjaftueshëm? Sigurisht që jo… Ju si bashkëshorte, ftoj të kuptosh fillimisht rëndësinë dhe përfitimet që bashkëshorti juaj shikon tek teknologjia dhe t’i ndizeni së bashku me të, në komunikim e pse jo edhe në praktik, duke u interesuar për ‘kuptimin’ që ai mendon se i ka dhënë jetën. Kështu ju do të respektoni jetën e tij profesionale që pa dashur është kthyer edhe në një stil jetese. Më pas, ftojeni të kuptojë se si ndjeheni ju në raport me kohën që nuk e keni me atë. Kujdes! Nuk është e nevojshme ta agresoni situatën duke përcaktuar fajtorin. Është e rëndësishme t’i komunikoni mendimin tuaj, si ndjeheni ju kur nuk e keni atë pranë. Kërkojini mendim se si i duket koha që shpenzon me teknologjinë? Tregojini se e vlerësoni shumë, por a nuk do të ishte më mirë që ta racionalizonte disi kohën që të mund të kalonit kohë së bashku? Kërkojini se çfarë mendon? Kjo është një mënyrë e mirë për të bashkërenditur gjërat e për të bashkëndarë komunikimin pa agresivitet, pasi në vetvete edhe bashkëshorti juaj mund të mendojë se ka të drejtë, e thjesht po bën punën e tij. Ju mund t’i paraprini kësaj situate.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top