Teknologjia e bën jetën tonë shumë më praktike dhe është shumë mirë të jetojmë në një epokë ku komunikimi midis të gjitha pjesëve të botës është shumë i zhvilluar dhe të dashurit tanë janë vetëm një mesazh larg.
Megjithatë, duhet të jemi të vetëdijshëm për rrezikun që varësia nga teknologjia mund të ofrojë marrëdhëniet me njerëzit që tashmë janë me ne.
Një nga më të përdorurat nga ne janë pajisjet elektronike të telefonave celularë, pasi ato lejojnë teknologji të madhe, në një format të përsosur që shtrihet në pëllëmbën e duarve tona. Përveç lidhjeve dhe mesazheve, përmes tyre mund të hyjmë në rrjetet sociale dhe të jemi në dijeni për jetën e miqve që nuk mund t’i shohim çdo ditë.
Megjithatë, përkundër të gjitha gjërave pozitive të telefonit celular, ka edhe një anë shumë negative. Kur me to abuzohet, këto mjete përfundojnë duke u bërë e kundërta e asaj që duhet. Në vend që t’u afrohemi më shumë njerëzve që pëlqejmë dhe që janë larg, na largojnë nga ata që na rrethojnë.
Shumë prej nesh, edhe pa e kuptuar, janë të varur nga telefonat celularë dhe kalojnë më shumë kohë duke parë rrjetet sociale sesa lidhjet me familjet dhe miqtë tanë.
Fotografi gjerman Al Lapkovsky ka zhvilluar një projekt që tregon se sa ndikojnë telefonat celularë në shtëpitë e gjithë botës.
Imazhet janë të forta dhe tregojnë vetminë dhe distancën e krijuar mes prindërve dhe fëmijëve dhe partnerëve, falë ndikimit të telefonave celularë.
Këto foto janë një nxitje e madhe për të rishikuar rëndësinë e telefonave celularë në jetën tonë. Ne nuk duhet t’i braktisim ato ose të mos i përdorim rrjetet sociale, por ne duhet ta riformojmë veten në mënyrë që të mos lejojmë që teknologjia të na largojë nga ajo që është e vërtetë dhe pranë nesh.
Njerëzit janë të çmuar, marrëdhëniet me ata rreth nesh janë çelësi për të jetuar përgjithmonë. Mbajtja e komunikimit me botën është shumë interesant dhe i dobishëm, por rrjetet sociale nuk do të mund ta zëvendësojnë kurrë një lidhje reale me dikë tjetër.
Mësoni të vlerësoni se çfarë meriton me të vërtetë vëmendjen dhe përkushtimin tuaj!
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / emozionifeed.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.