Ndoshta shpesh i qortoni fëmijët tuaj për varësinë e tyre nga çdo gjë elektronike, por a keni menduar ndonjëherë se sa kohë shpenzoni në telefonin tuaj kur jeni në familje?
Hulumtimet e fundit kanë zbuluar se më shumë se 1/3 e fëmijëve të moshave 11 deri 18 vjeç u kanë kërkuar prindërve të lënë mënjanë telefonat e tyre celularë. Për më tepër, 14% e fëmijëve të intervistuar thanë se prindërit e tyre janë gjithmonë në internet gjatë darkave familjare, ndërsa 95% e prindërve të atyre fëmijëve e kanë mohuar atë.
Pra, e gjithë çfarë duhet të bëni është vetëm të zvogëloni kohën e kaluar në telefon kur jeni me familjen tuaj.
Këtu janë 6 këshilla:
- Shkarkoni një aplikacion që tregon kohën e qëndrimit tuaj para ekranit.
- Zgjidhni momente të veçanta për të përdorur telefonin celular.
- Mos kontrolloni e-mail-et në shtëpi.
- Vendosni telefonin në gjendjen e aeroplanit, nëse është e nevojshme.
- Çaktivizo njoftimet.
- Zbatoni rregullin “asnjë telefon në tavolinë”.
Me sa duket, shumica e prindërve përdorin telefonat celularë veçanërisht kur janë në tryezë, madje për t’i parë ato një herë ose dy herë. Dhe studimi i fundit tregon se ky zakon ka një efekt negativ në familje. Pra, lini telefonin tuaj në një vend ku nuk mund ta prekni gjatë kohës së ngrënies.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.positivevibration.guru
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.