Nëse nuk mund të largoheni nga Facebook, Snapchat apo media të tjera sociale, nuk jeni vetëm. Dhe tani, ka terapi që mund t’ju ndihmojnë me një ndërhyrje dixhitale.
Nëse ju nuk mund t’i rezistoni kontrollimit të rregullt të medieve sociale në Facebook, Instagram gjatë orarit të punës ose në qoftë se ju ndjeheni të shqetësuar kur ju nuk mund ti kontrolloni aplikacionet e juaja të preferuara, juve iu nevojitet një ndërhyrje digjitale.
Në vitet e fundit, përdoruesit e medieve sociale të cilët e kanë të pamundur të ndahen prej këtyre pajisjeve teknologjike, mund të kërkojnë trajtim nga profesionistët, pasi varësia ndaj tyre është një fenomen i keq që sapo ka filluar të vihet re nga njerëzit.
Për ndihmë ndaj këtij zakoni terapeutët ofrojnë opsione të shumta. Sesione të gjata të cilat kushtojnë deri në 150 dollarë vetëm 1 orë, por ka edhe prej atyre që ofrojnë trajnime në stil kampingu, që kushtojnë më shumë se 500 dollarë.
I panjohur, por i shërueshëm
Për të qenë të sigurt, varësia ndajmediave sociale nuk njihet si një çrregullim zyrtar nga tekstet e klasifikimit mjekësor. Megjithatë, disa terapistë, i trajtojnë pacientët me të njëjtat metoda që do të përdoreshin për të trajtuar varësi të tjera.
Në disa mënyra, ndikimi psikologjik i shkaktuar nga Facebook, Snapchat dhe platforma të tjera digjitale mund të jetë më i vështirë për t’u trajtuar, sesa varësitë e tjera të njohura, thonë ekspertët.
“Është më i keq se alkooli apo abuzimi ndaj drogës, sepse është gjithëpërfshirës dhe nuk ka kurrfarë stigme prapa saj”, shprehen ata.
Kjo dukuri negative po përhapt gjithnjë e më shumë. Për këtë problem tani janë duke u hapur klinka për trajtime. Një kompani në Nju Jork, ofron këshillim online nga 1000 psikolog në rrjet, shkruan ndër të tjera BBC.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.