Rritja në varfëri i ekspozon fëmijët në nivele më të larta të stresit, të cilat mund të çojnë më vonë në probleme psikologjike. Studiuesit në Universitetin Cornell thonë se fëmijët që rriten të varfër janë më të prirur për sjellje antisociale dhe agresive, si dhe ndjehen të pafuqishëm, karahasuar me fëmijët që rriten në familje me të ardhura mesatare. Fëmijët e rritur në varfëri kanë më pak aftësi për të ruajtur informacionin në kujtesën afatshkurtër.
Natyrisht, rezultatet nuk do të thonë se të gjithë fëmijët që rriten në varfëri do të kenë këto probleme, vetëm se rreziku është më i lartë, shprehen studiuesit.
Studiuesit thonë se efektet negative psikologjike rrjedhin nga stresi. Studimi zbuloi se të rriturit, të cilët janë rritur të varfër, kishin nivele të larta të stresit kronik fizik gjatë gjithë fëmijërisë, që mbeti edhe në moshën e rritur.
“Në varfëri, jeni të ekspozuar shumë ndaj stresit. Gjithkush ka stres, por familjet me të ardhura të ulëta kanë më tepër”, thonë ata.
Gjithashtu, fëmijët që rriten të varfër kanë tendencë të mbeten të varfër. Rreth 40% e djemve kanë të ardhura të ngjashme me etërit e tyre, thonë studiuesit.
Për këtë studim, studiuesit monitoruan 341 fëmijë dhe të rinj për 15 vjet.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.