Me miqësi kuptojmë një lloj lidhjeje sociale të shoqëruar me ndjenja reciproke mes dy ose më shumë njerëzve të të njëjtit seks ose të sekseve të ndryshme. Ky është këndvështrimi objektiv. Nga këndvështrimi subjektiv, së bashku me dashurinë, miqësia është një qëndrim ndaj tjetrit i karakterizuar nga një ngarkesë e madhe emotive. Pothuaj në të gjitha kulturat, miqësia shihet si një raport të barabartësh i bazuar mbi respektin, vlerësimin dhe disponibilitetin reciprok.
Ka disa lloje “shkallësh” dhe “sfumaturash” në mënyrën se si e pranojmë ndjenjën e miqësisë, dhe sipas kulturave të ndryshme ajo manifestohet në mënyra të ndryshme.
Rusia
Në Rusi është zakon që të konsiderohen pak persona në cilësinë e mikut, por ai që quhet mik është shumë i afërt. Vetëm një mik mund të thirret me emër ose me nofkë përkëdhelëse. Të tjerët, qofshin edhe të njohur, thirren me emër të plotë, të cilit i shtohet edhe atësia. Miqtë mund të jenë kolegë pune prej një kohe të gjatë ose fqinjë, të cilët shkëmbejnë vizita në shtëpitë e njëri-tjetrit ose japin e marrin ftesa për drekë. Kontakti fizik me miqtë është një gjë normale. Në Rusi, miqtë përqafohen ose puthen dhe ecin në publik për krahu, pa farë sikleti nga mendimi se kjo mund të ketë një domethënie seksuale. Sipas një shkrimi të Oleg Kharkhordin, mbi ndërlikimet politike të miqësisë, në kohën e regjimit stalinist miqësitë janë parë me një lloj dyshimi, domethënë besnikëria mes miqve ishte në kontrast me besnikërinë ndaj partisë. Sipas rusëve: një mik është një njeri që nuk të braktis kurrë, edhe kur është drejtpërsëdrejti i kërcënuar, një njeri me të cilin mund të kesh konfidenca të kujdesshme të çdo lloji, dikush që nuk të tradhton edhe kur vihet nën presion.
Azia
Edhe në Lindjen e Mesme dhe Azinë qendrore miqësia mes meshkujve, edhe pse jo aq e ngushtë sa në Rusi, priret të jetë veçanërisht intime, dhe shoqërohet me një sasi të madhe shpërthimesh fizike të natyrës sensuale. Burrat kapen për dore ose për krahu… përqafohen në publik.
Vendet e Perëndimit
Në Perëndim kontaktet fizike kanë fituar në shekullin e fundit një domethënie të përcaktuar seksuale, dhe të praktikohen mes miqve është një tabu. Kësisoj, në përqafohesh ose puthesh mund të pranohet, por vetëm në kontekste të përcaktuara: sidoqoftë, mes femrave është më shumë i përhapur përdorimi i gjesteve miqësore (kapje për krahu ose puthje në faqe). Mes burrave gjeste të tilla janë kaq të rralla (në mos krejt të munguara) dhe aspak të zakonshme kolektivisht. Bëjnë përjashtim fëmijët, te të cilët miqësia mund të manifestohet nëpërmjet një intimiteti të ngushtë, që, sidoqoftë, me kohën uniformohet sipas konvencioneve sociale.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.