Vasco Rossi, këngëtari i njohur italian, është rrëfyer për “Vanity Fair”, pak para muajit të nisjes së turit të tij “VascoNonStop Live 2018”.
Si gjithmonë i mprehtë në deklaratat e tij, rrokeri i Zoça-s, ka folur për duetet, këngëtarët kombëtarë, rrjetet sociale dhe bamirësinë, “një nga ato gjëra që bën kur hap portofolin, ku ndoshta ke heshtur. Prandaj të gjorit Pavarotti i kam thënë gjithmonë jo”.
Kundra dueteve
“Unë nuk jam tip duetetesh ato triosh. Gjithmonë kam pasur ndjenjën se ata që bëhen bashkë, ndodh sepse nuk dinë ç’duhet të bëjnë”. Të këndosh një këngë gjysmën unë dhe gjysmën tjetri është e mirë për fëmijët e kopshteve: ne vendosim platformën, kapemi me duar dhe e këndojmë këngën “, godet Vasco.
Bamirësia, këngëtarët kombëtarë dhe rrjetet sociale
“Ndonjëherë të thonë: është për bamirësi. Por, sipas meje, bamirësia është një nga ato gjëra që bën kur hap portofolin apo ndoshta je i pa fjalë, përndryshe nuk kuptohet se ku përfundon përparësia për ata që e bëjnë dhe ku fillon bamirësia. Kjo është arsyeja pse gjithmonë i thosha jo të varfrit Pavaroti (referimi është për organizatën bamirëse “Pavarotti and Friends”, organizuar për dhjetë në edicionet midis viteve 1992 dhe 2003 në Modena nga ana e tenorit dhe gruas së dytë Nicoletta Mantovani për të mbështetur shkaqet humanitare).
“Për të njëjtën arsye kurrë nuk kam shkuar të luaj me këngëtarë kombëtarë. Ndërkohë, të mos i quajmë këngëtarë kombëtarë, por një ekip këngëtarësh. Sepse fjalët janë të rëndësishme. Në fakt, njerëzit e përdorin ashtu si ju vjen”, shprehet Vasco, me një referencë të veçantë për mediat sociale, të cilat ai shpesh i përdor për të shprehur mendimin e tij.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi http://www.tgcom24.mediaset.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.