Yjet si Gigi Hadid, Sophia Bush dhe Anna Kendrick tashmë kanë shëtitur me to dhe pritet që shumë shpejt edhe ju ti mbani një palë vathë të tillë!
Fjala është për të ashtuquajturat “vathë – varëse”, të cilat përbëhen nga vetëm një pjesë, mirëpo gjëja më e mirë lidhur me to është që nuk kërkojnë që të bëni vrimë tjetër në vesh, gjë që është gjë e bukur për të gjitha ato të cilat nuk kanë vrima në veshë, apo thjeshtë frikësohen nga gjilpëra dhe dhembjet.
Në shikim të parë mbase duken pak të çuditshëm, mirëpo kur mësoheni me vënien e tyre, çdo gjë do të shkojë mirë.
Ashtu siç e kanë edhe vetë emrin, mjafton që vetëm t’i varni në veshë për të dalë jashtë shtëpie.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.