Në fokus

June 29, 2017 | 10:23

Vatikan/ Kardinali Pell akuzohet për vepra të rënda seksuale ndaj të miturve

“Veprat e supozuara datojnë në vitet ‘70, atëherë kur Kardinali, ishte një prift i thjeshtë në Australi. Kryeprifti “mohon fuqishëm” akuzat .

Kardinali Pell

Kardinali Pell

Kardinali George Pell, Prefekti i Çështjeve Ekonomike të Vatikanit, ish Kryepeshkopi i Melburnit dhe pastaj Sydneit, akuzohet për krime seksuale ndaj të miturve nga autoritetet australiane, edhe pse akuzat janë mohuar.

Pell është marrë në pyetje në tetor nga policia australiane në Romë për krimet që datojnë në vitet shtatëdhjetë, një kohë kur arkëtari i Vatikanit ishte një prift i thjeshtë në Ballarat, Australi. Kardinali do të udhëtojë për në Australi për të mbrojtur veten e tij pas marrjes së miratimit nga mjekët për udhëtim.

“Deri më sot Kardinali Pell është marrë tre herë në pyetje nga komisioni hetimor ku ka deklaruar e ka pranuar se ka dështuar në administrimin e çështjeve të priftërinjve pedofilë në Victoria”, është shprehur zëvëndës komisari i Policisë së Victorias Shane Patton.

“Policia e Victoria kanë akuzuar Kardinalin George Pell për vepra seksuale që kanë ndodhur në të kaluarën– tha Patton. Ka disa paditës në lidhje me këto akuza”, ka deklaruar në konferencën e shtypit nënkomisari i Policisë australiane të Victorias, Shane Patton

“Kam informuar gjithmonë e mbi gjithçka Papa Françeskun”, mbyll deklaratën e tij, Prefekti i Vatikanit.

Ndërsa nga Vatikani vjen informacioni se Ati i Shenjtë ka ngrirë për momentin funksionin e kardinalit George Pell, duke i dhënë një periudhë pushimi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top