Mirëqenie

November 3, 2016 | 14:14

Vdekjet e femrave nga kanceri i gjirit pritet të rriten 60%

Numri i grave që vdesin në mbarë botën nga kanceri pritet të rritet në 5.5 milionë në vitin 2030, sipas një raporti të ri nga American Cancer Society (PDF). Shifrat janë në rritje prej gati 60% nga normat e vdekjes nga kanceri në vitin 2012, kur 3.5 milionë gra humbën jetën për shkak të sëmundjes.

Raporti thotë se numri i vdekjeve të grave nga kjo sëmundje është rritur me 60% në krahasim me 2012-ën. Sipas raportit, kanceri mund të vrasë 5.5 milionë gra në vitin 2030. Për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje, raporti sugjeron rritjen e informimit dhe parandalimin.

Vetëm në vitin 2012, 3.5 milionë gra kanë humbur jetën për shkak të kësaj sëmundjeje, para së gjithash në vendet e varfra, të tilla si Zimbabve, Malajzi, Kenia, Mongoli dhe Guinea e Re, ku qasja në kujdesin shëndetësor është më pak e përhapur.

Vendet me numrin më të madh të rasteve ishin Danimarka, Shtetet e Bashkuara, Korea e Jugut, Holanda dhe Belgjika.

Normat e mbijetesës nga kanceri i gjirit janë jashtëzakonisht të varura nga zbulimi i hershëm dhe trajtimi.

Në vendet me të ardhura, të tilla si Kanadaja, Australia, Izraeli, Brazili dhe shumë vende veriore dhe perëndimore evropiane, norma pesëvjeçare e mbijetesës nga kanceri i gjirit ishte më shumë se 85%. Por, mbijetesa ishte 60% ose më pak për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, tilla si Afrika e Jugut, Mongolia, Algjeria dhe India.

KANCERI I GJIRIT: VRASËSI MË I MADH

Në vitin 2012, kanceri i gjirit ishte shkaku i dytë më i madh i vdekjes së grave në mbarë botën, pas sëmundjeve kardiovaskulare.

Pas tij është tumori në mushkëri me 491.200 vdekje në vit. Më shumë se 80% e këtyre vdekjeve në SHBA lidhen me duhanpirjen.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top