Dëshmi

November 17, 2022 | 10:10

Vdes njeriu më i vjetër i Japonisë , ai ishte i mbijetuari nga bomba atomike

Shigeru Nakamura, 111 vjeç, ishte njeriu më i vjetër i Japonisë. Ai vdiq më 15 nëntor në një shtëpi pleqsh në prefekturën e Hiroshimës. Në vitin 1945, Nakamura ishte ekspozuar ndaj rrezatimit nga bomba atomike e hedhur nga ushtria amerikane.

Ai lindi më 11 janar 1911 në Jinsekikogen , i mbijetoi bombës atomike dhe mbushi moshën 111 vjeçare, duke u bërë njeriu më i vjetër i gjallë në Japoni. Shigeru Nakamura vdiq në një shtëpi të të moshuarve në prefekturën e Hiroshimës, ku banonte.

Sipas raporteve të agjencisë japoneze, burri në moshën 34-vjeçare ishte ekspozuar ndaj rrezatimit nga bomba atomike e hedhur në Hiroshima në qershor 1945, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Pasi i mbijetoi masakrës, burri ishte ofruar të ndihmonte në pastrimin e rrugëve të qytetit të shkatërruar pjesërisht nga shpërthimi. Sipas mediave lokale, Nakamura gjatë jetës së tij kishte punuar edhe në fushën e inxhinierisë civile, duke u marrë me ndërtimin e infrastrukturës dhe punëve publike në rajonin e tij të lindjes.

Sekreti i një jete kaq të gjatë? “Duajini njerëzit e tjerë,” tha ai në një intervistë në shtator pas vdekjes së Mikizo Ueda, ish-rekordmenit. Ky i fundit kishte arritur të shuante 112 qirinj , vetëm një më pak se njeriu më i vjetër në botë i cili  ende gjallë, venezueliani Juan Vicente Perez , i cili mbërriti këtë vit në moshën 113 sipas Rekordeve Guinness.

 

 

Burimi/Fanpage.it

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top