Një grua në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u rrëzua përtokë, pasi i pushoi zemra. Bashkëshorti, i cili ndodhej pranë saj në ato momente, i dha menjëherë ndihmën e shpejtë, duke i shtypur kraharorin për ta mbajtur në jetë derisa të vinte ambulanca.
“Mirror” shkruan se kur mbërriti ambulanca, mjekëve iu deshën ta rikthenin në jetë me pajisje, pas plot gjashtë tentativash. E gjitha kjo situatë zgjati plot 27 minuta dhe gjatë kësaj kohe Tina Hines ka qenë e vdekur.
Në momentin që gruaja u kthye plotësisht në jetë dhe ende nuk ishte e aftë që të fliste, kërkoi diçka për të shkruar. Edhe pse shkrimi nuk duket qartë, po ta shohësh me kujdes është mesazhi “It’s real” ose “Ekziston”, “Është e vërtetë”.
Ndërkohë kur Tina ishte e aftë që të fliste sërish, rrëfeu se kishte parë parajsën dhe se gjithçka ishte shumë e gjallë, me ngjyra të ndezura e të qarta.
Mbesa e saj e bëri tatuazh shkrimin, në nder të tezes, duke thënë se kjo është një histori që duhet treguar. Madje ka shtuar se historia e tezes e ka bërë atë që të besoj më shumë.
Burimi / PanoramaOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.