Marrëdhënie

October 23, 2017 | 9:47

Veç ti, jo!

Ti ndalove së kërkuari për përrallën.
Ti ndalove së besuari në përrallë.

Anisa Zaqe, psikologe klinike, diplomuar në Francë dhe psikologe këshillimi, diplomuar në UT

Anisa Zaqe, psikologe klinike, diplomuar në Francë dhe psikologe këshillimi, diplomuar në UT

Nuk arrij akoma të besoj që tani je mjaftuar me kaq pak.
Ti ishe një ndër ato që jetoje mes magjisë edhe më të zakonshmet ditë.
Ti, që nuk harroje kurrë të më kujtoje sa i bukur ishte emocioni. Ti që entuziasmoheshe nga dielli, nga një libër i bukur, nga një çift i bukur. Ti që më thoje kaq shpesh sa e bukur është dashuria!
Kur u dorëzove? Kur vendose që thjesht ‘mirë’ ishte mjaft? Kur vendose që fluturat në stomak dhe prerja e gjunjëve ju përkisnin veç filmave?

A të kujtohet kur më merrje thjesht për të më treguar sa shumë të kishte rrahur zemra sepse të kishte shkruar?
A të kujtohet, sa herë më ke mbushur mua me emocion duke më treguar? A të kujtohet sa shumë nisa të besoja unë, veç sepse besoje ti?

Është e vështirë dhimbja, e di. Nuk është kollaj të kalosh përtej saj, e të hidhesh vrullshëm, e me të njëjtin intensitet, sërish në të njëjtin rrezik. Por, ç’kuptim do kishte nëse do zgjidhnim ‘sigurt’? Por, ç’kuptim do kishte e gjithë kjo, nëse do dorëzohej një si ti?

Veç ti, jo !

Lërja mediokritetin kujt kurrë nuk ngriti kokën për të parë yje. Jo ti.
Lërja cektësinë e realitetit kujt nuk arriti kurrë të lexojë shpirtin në sytë e njerëzve. Jo ti.
Lërja të zakonshmen, kujt kurrë nuk kërkoi më tepër se aq. Jo ti.

Ti i dëgjon tekstin këngëve, ti mban shënim poezi, ti lexon qindra rreshta e biseda veç duke parë sy, ti dashuron artin e bukur. Nuk mundet kurrsesi që jeta e dashuria për ty të mbeten veç tituj. Nuk mundet kurrsesi që ti të ndalosh vrapin duke zgjedhur qetësinë, se nuk luftove kaq shumë për këtë.

Për ty që zgjodhe jetën me ngjyra në çdo stuhi.
Për ty që fale kë nuk të kërkoi kurrë falje.
Për ty që gëlltite zhgënjime.
Për ty që nise me dhimbje akoma në kraharor çdo fillim të ri.
Për ty që qëndrove kur çdo neuron e qelizë të thërrisnin të largoheshe.
Për ty që mbajte gjithmonë zemrën udhëheqëse të çdo vendimi që more.
Për ty që zgjodhe dashurinë për dashurinë, mbi çdo dashuri.

Mbi të gjitha për ty që po kërkon një shenjë për të mos hequr dorë, një shenjë për të vazhduar.
Ja ku e ke.
Vazhdo lufto. Lufto me paqe dhe dashuri në emër të vetes dhe gjithçkaje ke ëndërruar për të. Mos u mjafto me pak. Mos u mjafto me ‘çfarë të dalë’!
Thjesht, mos u mjafto !
Nëse bota nuk është gati për përrallën tënde, bëje ti gati.

Përshtati botën vetes, e jo veten botës. Mbaje kokën lart, fluturo në kërkim të çfarëdolloj gjëje që ke nevojë, por mos harro qe universi me gjithë yje shtrihet në tëndin shpirt!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top