Këshilla & Arsye

March 26, 2016 | 11:03

Vegjetarianët nuk jetojnë më gjatë se mishngrënësit

Të ndjekësh një regjim ushqimor pa mish, nuk nënkupton uljen e vdekshmërisë. Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Oxford-it, dietat e shëndetshme nuk janë të mjaftueshme për të jetuar më gjatë. Studiuesit kanë analizuara të dhënat e një numri vdekjesh dhe kanë shqyrtuar zakonet e ushqyerjes dhe gjendjen e shëndetit të 60310 personash madhorë, vegjetarianë, veganë dhe konsumatorë mishi në Mbretërinë e Bashkuar, përgjatë 30 viteve të fundit, duke vlerësuar edhe rrezikun e  sëmundjeve. Më në veçanti, nga studimi doli se nuk ka ndryshime të dukshme të vdekshmërive mes grupeve të ndryshme të dietave të analizuara: veganët dhe vegjetarianët nuk kanë jetë më të gjatë krahasuar me ata që ushqehen me mish. Duke analizuar veçmas veganët dhe vegjetarianët, nuk doli asnjë ndryshim i dukshëm në statistikat e vdekjes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top