Marrëdhënie

April 11, 2017 | 11:49

Vëllezërit dhe motrat ju bëjnë të lumtur

Një marrëdhënie e mirë me motrat dhe vëllezërit ju bën më të lumtur dhe të shëndetshëm.

1Vëllai dhe motra ju bëjnë të lumtur në vitet e mëvonshme të jetës

Përfitimet e të pasurit një vëlla apo motër rrjedhin përtej viteve të fëmijërisë. Hulumtimet tregojnë se një lidhje të ngushtë me një vëlla/motër gjatë moshës së mesme dhe më tej është e lidhur me humor pozitiv dhe shëndetin e përgjithshëm. Një marrëdhënie mbështetëse midis motrave dhe vëllezërve lehtëson vetminë.

Duke parë fotot e vjetra së bashku mund rritet optimizmi

Shfletimi i fotografive mund të nxisë ndjenjat e optimizmit dhe të ketë një efekt pozitiv mbi emocionet tuaja.

Një motër ndikon në shëndetin tuaj mendor

Një studim nga Universiteti Brigam Jang gjeti se një marrëdhënie e dashur me motrën ju mbron nga ndjenja e vetmisë, ju bën më të vetëdijëshm kur jeni të frikësuar apo në vitet tuaja të adoleshencës.

Vëllezërit dhe motrat që janë fëmijë të parë janë më të përgjegjshëm

Ato priren të fokusohen më shumë në vlerat e familjes dhe besnikërinë.

Vëllezërit dhe motrat e mesëm janë paqeruajtës të mirë

Studimet e kryera mbi familjet dhe radhën lindjes sugjerojnë se fëmijët e mesëm mund të jenë ata të cilët janë më të mirë në negocimin dhe kompromis. Një hulumtim i vitit 2010 ka gjetur se zakonisht fëmijët e mesëm janë më të shoqërueshëm dhe të mirë në lidhje me njerëzit.

2Një vëlla ose motër mund t’ju bëjë më të shëndetshëm fizikisht

Lidhjet tona të ngushta mund të kenë ndikimin më të madh në zakonet tona të shëndetshme.

Koha e kaluar me vëllezërit dhe motrat mund të reduktojë stresin

Vëllezërit dhe motrat mund t’ju ndihmojnë të mbroheni nga efektet negative të stresit.

Vëllai dhe motra mund t’ju ndihmojë të jetojni më gjatë

Lidhjet e forta sociale promovojnë jetëgjatësinë.

Vlerësimi juaj për ata ju bën të ndjeheni mirë

Hulumtimet tregojnë e aktet e mirësisë në këtë rast, ndarja e mirënjohjes ju bën një person të lumtur.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top